Skip to content
Rajoni

“Marrëveshja në Washington nuk do të ratifikohet në Parlamentin tonë”, Kurti me deklaratë të fortë për SHBA

· 2 min lexim

Ish-kryeminstri i Kosovës dhe aktualisht kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar ditën e sotme se nëse partia e tij kthehet në qeverisje, nuk do të respektojë marrëveshjen e Washingtonit të arritur në Shtëpinë e Bardhe më 4 shtator.

Në një postim në Twitter, Kurti tha se ajo marrëveshje është nënshkruar nga një kryeministër jolegjitim, sipas tij dhe se ndërmjetësuesit nuk duhet që të shtyjnë përpara marrëveshje që ndërlikojnë marrëdhëniet mes të Kosovës dhe të Serbisë.

Për Kurtin vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme.

Mesazhi në Twitter

Ne nuk kemi detyrime për zotimet e kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë.  Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe jo transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë.

Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.