Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: T’i zgjidhim problemet me dialog

17:12 29/08/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditwn e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, projekt i qeverisë sllovene, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Evropiane.

Kujtojmë se Forumi zhvillohet çdo vit në fund të verës, si një platformë gjithëpërfshirëse me një pjesëmarrje të larmishme personalitetesh nga fusha e politikës, diplomacisë, ekonomisë, sektorit privat e publik dhe akademikë, të cilët mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat kryesore në shekullin e 21-të.

Kreu i qeverisë ka folur për mediat sllovane para nisjes së punimeve të Forumit duke u ndalur te çelja e negociatave të anëtarësimit me BE dhe zbutja e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, me firmosjen e marrëveshjes së re për lëvizjen e lirë me dokumentet respektive në kufi.

“Ne jemi shumë më tepër pro bashkëpunimit dhe ndërtimit hap pas hapi, duke marrë si shembull vende të tjera të cilat arritën të prodhonin histori të jashtëzakonshme suksesi nga konflikti dhe gjakderdhja”, tha Rama duke vendosur theksin te dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkohë, kryeministri Rama do të jetë pjesë e Panelit të Liderëve, i cili këtë vit ka si temë diskutimi “Rregulli i pushtetit apo pushteti i sundimit. E ardhmja e BE dhe sistemi shumë palësh i marrëdhënieve ndërkombëtare.” – ku liderë europianë, si Presidenti i Republikës së Sllovenisë Borut Pahor, Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, etj, do të diskutojnë lidhur me temën, nën moderimin e Ali Aslan, gazetar dhe prezantues programesh televizive në Gjermani.

Forumit do t’i adresohet online edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Intervista e plotë:

Kënaqësia nuk është një fjalë që mund ta përdorim por po, sigurisht jemi të kënaqur që më së fundi këtij ngërçi i erdhi fundi dhe që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu po nisin tashmë procesin formal të bisedimeve të anëtarësimit.

– A mendoni se pas vendimit të Kosovës dhe Serbisë për të ulur armët për shkak të tensioneve të fund korrikut tashmë procesi i anëtarësimit dhe me sinjalet e sotme të kancelarit gjerman Scholz, do të mund të përshpejtohet?

Sinqerisht nuk jam i sigurt që do të ketë një përshpejtim, në përgjithësi për shkak të arsyeve gjeopolitike, por dua të shpresoj që për shkak të arsyeve gjeopolitike, komuniteti i ri europian politik i propozuar nga Macron dhe i shtjelluar nga Charles Michel, për të cilin po punojmë së bashku me qeverinë holandeze dhe unë me kryeministrin Rutte do të përshpejtojë. Është një ide shumë e rëndësishme dhe me shumë potencial.

Nga ana tjetër sa i takon Serbisë dhe Kosovës, mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza, ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar, ndaj çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng dhe ky është një paradoks mjaft i rëndë dhe i turpshëm i kohëve tona. Sa i takon dialogut midis tyre, e kam fjalën midis Kosovës dhe Serbisë, jam i bindur siç kam qenë se nuk ka vlerë të humbasim kaq shumë kohë, kaq shumë energji, në vend që të ulemi e të zgjidhim problemet siç u ulën në fund të fundit.

– A ka një mospërputhje në rritje midis autoritetit të Shqipërisë dhe në Kosovës sa i takon marrëdhënies me Beogradin?

Nuk ka një gjë të tillë si autoritetet shqiptare dhe kosovare, por ka shqiptarë në Shqipëri dhe shqiptarë në Kosovë si autoritete të shteteve. Nuk ka mospërputhje. Natyrisht kemi disa dallime, çka është normale sepse jemi dy shtete të ndryshme dhe mbështesim plotësisht Kosovën dhe autoritetet kosovare kur vjen fjala për kërkesën e tyre këmbëngulëse për njohje, por kemi një pikëpamje paksa ndryshe se si të arrihet aty. Ne jemi shumë më tepër pro bashkëpunimit dhe ndërtimit hap pas hapi, duke marrë si shembull vende të tjera të cilat arritën të prodhonin histori të jashtëzakonshme suksesi nga konflikti dhe gjakderdhja. Faleminderit!

Të tjera

“Unë s’do kaloja në tunelin e Llogarasë”, inxhinieri Nazarko ngre alarmin për sigurinë
Aktualitet

“Unë s’do kaloja në tunelin e Llogarasë”, inxhinieri Nazarko ngre alarmin për sigurinë

Inxhinieri Romeo Nazarko, i ftuar në studion e News24, ka shprehur shqetësime serioze mbi sigurinë e infrastrukturës rrugore në Shqipëri...

17:32 12/01/2026
Autor i vjetër, foto dhe krim i njëjtë, vetëm viktima e re: Si u zhvaten 40 mijë euro, kësaj here në emër të Tonin Marinajt
Aktualitet

Autor i vjetër, foto dhe krim i njëjtë, vetëm viktima e re: Si u zhvaten 40 mijë euro, kësaj here në emër të Tonin Marinajt

Rasti i fundit i mashtrimit me 40 mijë euro ndaj biznesmenit shkodran Ilir Rexhvela nuk është një ngjarje e re...

14:53 12/01/2026
Para
Grupi i ekspertëve të OKB nisen drejt Ukrainës, ja misioni i tyre

Grupi i ekspertëve të OKB nisen drejt Ukrainës, ja misioni i tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Unë s’do kaloja në tunelin e Llogarasë”, inxhinieri Nazarko ngre alarmin për sigurinë

“Unë s’do kaloja në tunelin e Llogarasë”, inxhinieri Nazarko ngre alarmin për sigurinë

17:32 12/01/2026
Autor i vjetër, foto dhe krim i njëjtë, vetëm viktima e re: Si u zhvaten 40 mijë euro, kësaj here në emër të Tonin Marinajt

Autor i vjetër, foto dhe krim i njëjtë, vetëm viktima e re: Si u zhvaten 40 mijë euro, kësaj here në emër të Tonin Marinajt

14:53 12/01/2026
PD kallëzon Niko Peleshin për “shpërdorim detyre” për çështjen Balluku

PD kallëzon Niko Peleshin për “shpërdorim detyre” për çështjen Balluku

13:57 12/01/2026
Matura Shtetërore 2026: Publikohen datat dhe rregullorja e provimeve

Matura Shtetërore 2026: Publikohen datat dhe rregullorja e provimeve

11:38 12/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.