Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Maqedonia e Veriut mban sot zgjedhjet presidenciale, 2 shqiptarë në garë

12:19 24/04/2024
Reading Time: 3 min lexim

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkurën kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e shtetit. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, të cilët duhet të zgjedhin mes shtatë kandidatëve për president të Maqedonisë së Veriut. Në garë janë presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i cili është propozuar nga koalicioni për “Ardhmëri Evropiane”, që udhëhiqet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM).

Opozita maqedonase, që udhëhiqet nga VMRO DPMNE-ja, në zgjedhje merr pjesë me Gordana Siljanovska Davkovën, e cila garoi edhe në zgjedhjet e vitit 2019. Partitë shqiptare garojnë me dy kandidatë. Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garon me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme. Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, merr pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit.

Pjesë e garës zgjedhore janë edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i qarkut të Karposhit në Shkup, dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”.

Sipas dispozitave ligjore, në rundin e parë është thuajse e pamundur që të zgjidhet presidenti, pasi një kandidat/e duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të të regjistruarve në listën zgjedhore, apo gjysmën e votave të mbi 1.8 milion votuesve. Në rundin e dytë kalojnë dy kandidatët me më së shumti vota, ndërsa fitues zgjidhet kandidati që fiton mbi 50 për qind të votave, me kusht që në zgjedhje të dalin mbi 40 për qind e elektoratit.

Në të gjitha zgjedhjet presidenciale të deritanishme është siguruar censusi prej të paktën 40 për qind. Fushata elektorale ka zgjatur 20 ditë dhe është përcjellë me akuza të shumta mes kandidatëve. Rezultatet e para pritet të publikohen pas mbylljes së kutive të votimit në orën 19.00.

Ato, sikurse edhe në ciklet e kaluara zgjedhore, fillimisht do të publikohen nga shtabet e kandidatëve ndërsa KSHZ-ja do t’i publikojë më së voni deri nga mesnata e 24 prillit. Nga KSHZ-ja kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, për të dëshmuar, siç kanë thënë, se Maqedonia e Veriut mund të organizojë zgjedhje sipas standardeve evropiane.

Në këtë drejtim kandidatët për president kanë nënshkruar edhe një kod për zgjedhje të drejta dhe demokratike, dhe për përmbajtje nga etiketimet dhe gjuha e urrejtjes. Temat që kanë dominuar fushatën kryesisht kishin të bënin me integrimet evropiane, ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjendjen në gjyqësor dhe ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut dhe rajon.

Këto zgjedhje njëherësh vlerësohen si shumë të rëndësishme për partitë politike, pasi rezultati që do të arrijnë do të jetë test për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahem më 8 maj, së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri më tani ka akredituar 342 vëzhgues vendas, 517 vëzhgues të huaj dhe ndërkombëtarë, 51 përkthyes dhe 32 gazetarë të huaj. Nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria e Maqedonisë së Veriut, gjithashtu, do të mbikëqyrin mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

MPB-ja nuk ka bërë të ditur numrin e policëve të angazhuar në qendrat e votimit, por nga ky dikaster më herët kanë thënë se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rrjedhës së procesit në pjesën perëndimore të vendit.

Marrë nga REL

Etiketa: zgjedhje ne maqedonine e veriut

Të tjera

Bari përkujton eksodin shqiptar/ Çifti Nasufi merr nënshtetësinë italiane në 34-vjetorin e mbërritjes së anijes “Vlora”
Aktualitet

Bari përkujton eksodin shqiptar/ Çifti Nasufi merr nënshtetësinë italiane në 34-vjetorin e mbërritjes së anijes “Vlora”

Në qytetin e Barit u përkujtua sot 34-vjetori i një prej ngjarjeve më simbolike në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë,...

17:02 08/08/2025
Në emër të rendit publik të Kodit të Ri penal: Kush proteston, është “kriminel”
Aktualitet

Në emër të rendit publik të Kodit të Ri penal: Kush proteston, është “kriminel”

Ky shkrim është pjesë e një serie që analizon draftin e ri të Kodit Penal të Shqipërisë. Në çdo pjesë,...

15:07 08/08/2025
Para
Basha ironizon mbledhjen e thirrur nga Bardhi: Udha e mbarë i qoftë në bunkerin anti-amerikan

A do i bashohet protestës te Bashkia Tiranë? ja si përgjigjet Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Bari përkujton eksodin shqiptar/ Çifti Nasufi merr nënshtetësinë italiane në 34-vjetorin e mbërritjes së anijes “Vlora”

Bari përkujton eksodin shqiptar/ Çifti Nasufi merr nënshtetësinë italiane në 34-vjetorin e mbërritjes së anijes “Vlora”

17:02 08/08/2025
Në emër të rendit publik të Kodit të Ri penal: Kush proteston, është “kriminel”

Në emër të rendit publik të Kodit të Ri penal: Kush proteston, është “kriminel”

15:07 08/08/2025
“Do ta marrim, por s’do ta mbajmë!”/ Plani i Netanyahut për Gazën ndez tensione

“Do ta marrim, por s’do ta mbajmë!”/ Plani i Netanyahut për Gazën ndez tensione

13:57 08/08/2025
SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

13:33 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.