Situata nga Covid-19 në vendin tonë vijon të jetë serioze, pasi bilanci i viktimave dhe të prekurve është çdo ditë e më shqetësues. Në kuadër të bilanci të frikshëm ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka një tjetër apel për qytetarët.
Në një status në Facebook ajo këshillon të respektohen tre veprime të thjeshta çdo ditë me qëllim që ta mundim Covid-19:
1.Respekto distancën
2.Vendose maskën
3.Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive
STATUSI I PLOTË
Lutemi respektoni këto tre veprime të thjeshta, çdo ditë, për t’ju bashkuar përpjekjes së mjekëve dhe infermierëve, për t’a mundur 🤜COVID19🤛
↔️Respekto distancën
😷 Vendose maskën
🧼Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive
#RespektoniRregullat
#RuaniShëndetin
https://www.facebook.com/168952600227465/posts/995759420880108/
Këtë mëngjes, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75-vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81-vjeçare nga Tirana.
Edhe në spitalin Infektiv gjendja vijon të paraqitet e rënduar, pasi në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja. Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.