Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Manastirliu kërkon njohjen e certifikatave të vaksinimit në samitin e ministrave të Ballkanit Perëndimor

19:38 17/06/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kërkuar njohjen e certifikatave të vaksinimit gjatë fjalës së saj në Samitin e  Ministrave të Ballkanit Perendimor. Ajo tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një nivel të ulët të përhapjes së infeksionit dhe gjithashtu certifikatat duhen njohur për rëndësinë strategjike që ka turizmi në ekonominë e këtyre vendeve.

“Njohja e përbashkët e certifikatës elektronike të vaksinimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian është e domosdoshme: E para, sepse vendet e Ballkanit Perendimor kanë një nivel të ulët të përhapjes së infeksionit; e dyta, për shkak të lidhjeve të ndërsjellta dhe shkëmbimit që ekziston mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe vendeve të Bashkimit Europian dhe e treta, për rëndësinë strategjike që ka turizmi për ekonomitë e vendeve tona. Ndaj unë do të doja të përfitoj nga ky rast, për të sjellë në vëmendjen e kolegëve të nderuar në këtë takim, që certifikata jonë, të njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, për të ndihmuar qytetarët tanë të udhëtojnë të sigurt dhe të lirë”, tha Manastirliu.

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se tre vende të Ballkanit Perëndimor janë ciëlsuar tashmë si zonë e gjelbër dhe BE do që kjo verë të jetë shumë më e mirë se e vitit të kaluar.

“Siç e dini tashmë tre vende të Ballkanit Perendimor janë vlerësuar ‘zonë e gjelbër’ për lëvizjen e lirë  dhe ne duam që kjo verë të jetë shumë më e mirë se e vitit të kaluar, sa i takon lëvizjes së lirë dhe besojmë se e tillë do të jetë. Ne e kemi treguar se jemi krah vendeve të Ballkanit Perendimor me mbështetjen e dhënë edhe sa i takon sigurimit të vaksinave anticovid dhe do t’a thellojmë këtë mbështetje në muajt në vijim. Nga ana tjetër ne po punojmë për një sistem, për të njohur certifikatat e vaksinimit edhe nga vendet e treta”, tha  Varhelyi.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili drejtonte samitin tha se duhet pasur kujdes me variantin Delta pasi po përhapet edhe në Gjermani.

“Është shumë i rëndësishëm forcimi i bashkëpunimit mes vendeve sa i takon ‘udhëtimit të sigurt’. Për Gjermaninë, vendet e Ballkanit Perendimor tashmë janë zona me risk të ulët të përhapjes së Covid19. Por duhet parë me kujdes varianti Delta, i cili duhet thënë se po përhapet edhe në Gjermani”, tha Spahn.

 

Etiketa: certifikata e vaksinimitmanastirliu

Të tjera

Vijon aktive vatra e zjarrit te zona e Syrit të Kaltër
Aktualitet

Vijon aktive vatra e zjarrit te zona e Syrit të Kaltër

Prej ditës së djeshme, zjarri në zonën turistike të Syrit të Kaltër në Sarandë vazhdon të jetë aktiv, duke rrezikuar...

08:25 12/08/2025
Shqipëria përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan
Aktualitet

I nxehti afrikan “mbërthen” Shqipërinë, sa gradë do të shënojë termometri sot

Vendi ynë vijon të përballet me një valë të fortë të nxehti afrikan, e cila ka ngritur ndjeshëm temperaturat. Sipas...

08:16 12/08/2025
Para
Në makinë me Bledar Birçajn gjatë momentit të ekzekutimit, efektivi përjashtohet nga radhët e policisë

Në makinë me Bledar Birçajn gjatë momentit të ekzekutimit, efektivi përjashtohet nga radhët e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vijon aktive vatra e zjarrit te zona e Syrit të Kaltër

Vijon aktive vatra e zjarrit te zona e Syrit të Kaltër

08:25 12/08/2025
Shqipëria përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan

I nxehti afrikan “mbërthen” Shqipërinë, sa gradë do të shënojë termometri sot

08:16 12/08/2025
Horoskopi ditor, e Dielë 13 Tetor 2024

Horoskopi sot: 12 Gusht 2025

07:58 12/08/2025
Saliu që ‘di gjithçka’, nuk di gjë për ishullin e Sazanit

Saliu që ‘di gjithçka’, nuk di gjë për ishullin e Sazanit

23:38 11/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.