Skip to content
Kryesore

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Bulqizë, 2 të plagosur

· 1 min lexim

Pak minuta më parë, në aksin rrugor Bulqizë – Peshkopi, në vendin e quajtur Vajkal, ndodhi një aksident i rëndë me përplasjen kokë më kokë të dy automjeteve.

Njëra prej makinave doli jashtë rrugës dhe përfundoi e përmbysur në një livadh, ndërsa tjetra mbeti e dëmtuar rëndë.

Të dy drejtuesit e automjeteve ishin vetëm në makinën e tyre dhe pësuan lëndime gjatë përplasjes.

Ata u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, ku mjekët konfirmuan se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti u vu re fillimisht nga drejtues të tjerë automjetesh, të cilët njoftuan shërbimet e emergjencës.

Ambulanca dhe policia e Bulqizës mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes, ku ofruan ndihmën e parë dhe nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë përplasje.

Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.