Skip to content
Kryesore

Makinat përplasen “kokë më kokë” në aksin Levan-Fier, 4 të plagosur

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Fier, në vendin e quajtur Çesma e Levanit. Mësohet janë përplasurdy automjete dhe nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Fierit.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve ende nuk dihet, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ekspertët për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun. Po ashtu bëhet me dije se nga aksidenti, njëra prej korsive është bllokuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Informacion paraprak- Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, automjeti me drejtues shtetasin N. R., 70 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. C., 24 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi N. R. dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.