Skip to content
Kronikë

Makina përplas për vdekje 50-vjeçarin në Fier, si drejtuesi tenton të “shpëtojë kokën e tij” (Video)

· 2 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, përkatësisht në aksin nacional Fier- Patos, pranë vendit të quajtur  “Kthesa e Patosit” në afërsi të Portezes.

Bëhet e ditur sipas burimeve të informacionit mësohet se një automjet që udhëtonte drejt Patosit ka përplasur një burrë, i cili ka qenë duke mbledhur kanaçe anës rrugës.

Po sipas të njëjtit burim viktima ishte rreth moshës 50-vjeç dhe i përket komunitetit rom dhe pothuajse cdo mbrëmje shëtiste rrugëve për të mbledhur kanaçe dhe me te ardhurat nga shitja e tyre siguronte jetesën e familjes.

Gjithashtu burime nga vendngjarja pohojnë se drejtuesi i automjetit që ka gotitur viktimen , e ka lënë në mes të rrugës të pajetë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti dhe identifikimin e ndalimin e autorit

Njoftimi i policisë së shtetit:

Fier / Informacion paraprak

Në datë 23.09.2022, në aksin rrugor “Fier-Patos”, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja.