Skip to content
Të Gjitha

Makina përplas motoçikletën: një person i plagosur rëndë (Emri)

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Grabjan-Divjakë, ku një automjet tip “Peugeot” ka përplasur një motoçikletë.

Si pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, 71-vjeçari Rauf Coku, i cili mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, shkak për aksidentin dyshohet të jenë bërë disa manovra të gabuara në rrugë nga ana e motorit.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të detajeve, ndërsa i plagosur është transportuar në spital.

Aksidentet rrugore në vendin tonë vijojnë të shënojnë bilance negative, pasi vetëm në muajin e parë të 2020 janë shënuar të paktën 506 aksidente dhe 16 viktima; ndërkohë shumë aksidente janë raportuar edhe këtë muaj.