Skip to content
Të Gjitha

Makina përplas biçikletën, humb jetën 62-vjeçari në Durrës (DETAJE)

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një makinë ka aksidentuar një të moshuar me biçikletë.

Si pasojë e goditjes 62-vjeçari me inicialet H.B ka ndërruar jetë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.11.2020, rreth orës 23:55, në lagjen nr.6, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./GazetaReforma.com/