Skip to content
Aktualitet

Makina përplas 10-vjeçarin në Tiranë, dërgohet me urgjencë për në spital

· 2 min lexim

Një aksident ka nodhur ditën e sotme në rrugën “5 Maji” në Tiranë ku drejtuesi i një mjeti ka aksidentuar një të mitur 10-vjeçar. Policia bën me dije se fëmija ndohet në spital në kujdesin e mjekëve ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 23.03.2021, në rrugën “5 Maji, mjeti me drejtues E. K., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur me iniciale F. I., rreth 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Kujtojmë që ditën e djeshme një aksident me pasoja të rënda ndodhi po në Tiranë, në zonën e “Don Boskos”, ku drejtuesja e një mjeti tip “Opel” përplasi në trotuar një të mitur 6 vjeç dhe nënën e tij. Kalimtarët dhe të pranishmit e tjerë që po prisnin të kalonin rrugën kanë nxituar të ndihmojnë nënën dhe vogëlushin, ndërsa mbrëmjen e djeshme familja e të miturit bëri gjithashtu kërkesë për dhurim gjaku, pasi 6-vjeçari kishte pësuar dëmtime të organeve të brendshme të trupit. Ndërkohë policia bëri të mundur shoqërimin e drejtueses së mjetit, shtetasja  me iniciale A.P., 55 vjeçe, për veprime të mëtejshme hetimore.