Skip to content
Kryesore

Makina merr flakë në bypassin e Vlorës

· 1 min lexim

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në bypassin e Vlorës, pranë fshatit Kaninë.

Automjeti është shkrumbuar plotësisht, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje janë dërguar një automjet zjarrfikës dhe forca policie për të hetuar rrethanat e ngjarjes.