Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Makabre: Si dy dashnorët vranë 18-vjeçarin, krimi i zbuluar pas 7 vitesh

Avokati dhe prokurorja vendosin drejtësinë

17:14 29/04/2025
Reading Time: 4 min lexim

Një ngjarje makabre që kapërcen çdo imagjinatë filmi kriminal, është zbardhur sot në Korçë. Pas shtatë vitesh hetime intensive, këmbëngulje dhe pengesa të shumta, më në fund doli në dritë e vërteta për vdekjen e Antonio Karaifilit, 18-vjeçarit që u gjet i varur në një pyll në Voskopojë më 14 qershor 2018.

Meritat i takojnë avokatit, gjyqtarit e prokurores që ngulën këmbë për të vendosur drejtësinë.

Fillimisht kjo ngjarje u raportua si vetëvrasje. Trupi i pajetë i Antonios u gjet i varur në një pishë, duke krijuar përshtypjen e një akti dëshpërimi. Por, familjarët e Antonios kurrë nuk u bindën nga ky version dhe ngritën dyshime të forta që çështja po manipulohej. Për ta, Antonio nuk kishte asnjë arsye për të ndërmarrë një akt të tillë ekstrem.

Sot, pas një beteje të gjatë ligjore, u zbulua se Antonio ishte viktimë e një krimi të rëndë pasioni dhe tradhtie. E fejuara e tij, Kejsi Spahillari, në atë kohë vetëm 17 vjeçe, kishte nisur fshehurazi një marrëdhënie intime me Rexhep Vathin, atëherë 65 vjeç. Kur Antonio i kapi në flagrancë, Kejsi dhe Rexhepi morën vendimin monstruoz për t’i marrë jetën, duke e mbytur të riun dhe më pas duke inskenuar skenën e vetëvarjes.

Detajet që çuan në zbulimin e së vërtetës janë sa tronditëse, aq edhe dëshmi të një përpjekjeje të sofistikuar për të fshehur krimin. Dyshimet filluan të merrnin formë konkrete kur Kejsi tregoi vendin e saktë të varjes së Antonios, pa qenë e pranishme në momentin e zbulimit. Për më tepër, ekspertiza mjeko-ligjore nuk gjeti gjurmë rrëshire apo shenja ngjitjeje në trupin e viktimës, duke hedhur poshtë teorinë se Antonio ishte ngjitur vetë në pemë.

Në skenë hyri edhe ADN-ja, e cila u bë fakt vendimtar në zbardhjen e krimit. Analizat zbuluan gjurmë ADN-je të Rexhep Vathit në çarçafët e Kejsit, duke forcuar dyshimet për një lidhje intime mes tyre dhe përfshirjen e Rexhepit në këtë krim makabër.

Pas krimit, Rexhep Vathi mori rolin e “dëshmitarit okular”, duke pretenduar se kishte parë dhe dëgjuar katër persona në pyll natën e ngjarjes. Por bisedat e regjistruara mes tij dhe Kejsit zbuluan planifikimin e tyre të kujdesshëm për të fshehur gjurmët dhe për të ruajtur njëri-tjetrin nga hetimet policore.

Në një kthesë të hidhur të kësaj historie, Rexhep Vathi i dha fund jetës në gusht 2024, duke marrë me vete në varr shumë sekrete të errëta. Ndërsa Kejsi, tashmë 24 vjeçe, jeton në Kanada ku ka krijuar familje. Gjykata e Korçës ka vendosur për të masën “arrest me burg” në mungesë.

Për këtë rast të pazakontë dhe tronditës, merita për vendosjen e drejtësisë shkon për prokuroren Vasjana Postoli dhe avokatin Arben Llangozi. Këta dy persona u bënë simbole të drejtësisë, integritetit dhe këmbënguljes përballë një sistemi që shpesh është i korruptuar dhe i padrejtë.

Avokati Arben Llangozi, duke folur për rastin, shprehu krenarinë dhe lehtësimin e tij që drejtësia më në fund kishte triumfuar. Ai vlerësoi publikisht punën e prokurores Vasjana Postoli dhe gjyqtarit Arben Lera, duke i quajtur ata “heronj të heshtur” që nuk u dorëzuan përballë presioneve dhe manipulimeve.

“Në vend që të hetohej si një vrasje, Prokuroria e Korçës u përpoq ta mbyllte çështjen si vetëvrasje. Kërkoi tre herë pushimin e hetimeve, por drejtësia kishte ende zë. Tre herë gjyqtari Arben Lera refuzoi pushimin, duke e kthyer çështjen për hetim dhe duke kërkuar të vërtetën, jo komoditetin e një dosjeje të mbyllur.

Gjyqtari Arben Lera, me kurajo dhe integritet, u bë mburojë e së drejtës. Në një sistem që shpesh i nënshtrohet presioneve dhe interesave të errëta, ai zgjodhi të bëjë gjënë e duhur. Në fund, ai urdhëroi Prokurorinë që të vijonte hetimet për vrasje, duke dhënë një mesazh të qartë: drejtësia nuk është pazari i askujt.

Ndërkohë, brenda Prokurorisë së Korçës, për 7 vite me radhë, kjo çështje kaloi në dorën e rreth 7 prokurorëve, të cilët ose u dorëzuan, ose zgjodhën të heshtin. Por më në fund, në skenë doli një zë i ri, një zë i ndershëm, prokurorja Vasjana Postoli. E re në detyrë, por e pajisur me kurajo, profesionalizëm dhe ndershmëri, znj. Postoli mori përsipër barrën e rëndë të zbardhjes së kësaj ngjarjeje. Dhe ja doli. Ajo e çoi hetimin deri në fund, duke zbardhur të vërtetën që ishte përpjekur të fshihej me çdo kusht.

Kjo çështje është një shembull i gjallë se si korrupsioni dhe heshtja institucionale mund të pengojnë drejtësinë, por nuk munden ta ndalin përgjithmonë. Është gjithashtu një dëshmi e fuqisë së këmbënguljes dhe përkushtimit, sepse unë si avokat, nuk kam reshtur së ndjekuri këtë çështje për 7 vite me radhë. Kam luftuar çdo pengesë, kam refuzuar të dorëzohem, dhe kam qëndruar përkrah familjes së viktimës deri në fund.”- shkruan avokati Llangozi.

“Ky është një mesazh për çdo qytetar që është përballur me padrejtësi. Mos hiqni dorë. E vërteta ka fuqi. Dhe kur bashkohen njerëz të ndershëm — gjyqtarë, prokurorë, avokatë, media dhe qytetarë — asnjë krim nuk mund të mbetet i fshehur.

Unë do të vazhdoj të jem zëri i atyre që nuk kanë zë, për sa kohë do të kem forcë.”

Historia e Antonios është sot një paralajmërim dhe një dëshmi e fuqishme se kur njerëz të ndershëm luftojnë me kurajë dhe guxim, asnjë krim nuk mbetet përgjithmonë i fshehur!

Etiketa: antonio karaifilikejsi spahillarikrimirexhep vathivetevarjevrasje

Të lidhura

Kurti shkarkon zëvendësministrin që akuzoi ndërkombëtarët për “nxitje trazirash”
Bota

Kurti shkarkon zëvendësministrin që akuzoi ndërkombëtarët për “nxitje trazirash”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, një ditë pasi...

19:00 23/05/2025
Operacioni “Ura”/ Pasuritë nën sekuestro, zbardhen emrat e kompanive dhe pronarëve
Aktualitet

“E kanë kapur me siguri!”, ja bisedat mes trafikantëve pas humbjes së kontakteve me shoferin që kishte drogën

Pas operacionit të përbashkët antidrogë “Ura” mes Shqipërisë dhe Italisë, SPAK ka zbardhur komunikimet e koduara përmes aplikacionit Sky ECC...

18:41 23/05/2025
Para
Itali/ 27-vjeçarja shqiptare gjendet e lidhur në pemë, la pas fëmijën 7 vjeç

Itali/ 27-vjeçarja shqiptare gjendet e lidhur në pemë, la pas fëmijën 7 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kurti shkarkon zëvendësministrin që akuzoi ndërkombëtarët për “nxitje trazirash”

Kurti shkarkon zëvendësministrin që akuzoi ndërkombëtarët për “nxitje trazirash”

19:00 23/05/2025
Operacioni “Ura”/ Pasuritë nën sekuestro, zbardhen emrat e kompanive dhe pronarëve

“E kanë kapur me siguri!”, ja bisedat mes trafikantëve pas humbjes së kontakteve me shoferin që kishte drogën

18:41 23/05/2025
Operacioni “Ura”/ Zbardhen pjesë nga dosja hetimore

“Është bërë ortak, këta kanë blerë në Turqi”, kush është Pirro Capi dhe roli i tij në trafikun e drogës

18:34 23/05/2025
Rrëzohet helikopteri ushtarak në Rusi, humbin jetën të gjithë anëtarët e ekuipazhit

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Rusi, humbin jetën të gjithë anëtarët e ekuipazhit

18:27 23/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.