Skip to content
Të Gjitha

Majlinda Bregu zhvendoset në Sarajevë: Ja pamja nga shtëpia e re “komode” (FOTO)

· 2 min lexim

Majlinda Bregu  prej pak kohësh është emëruar sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike tashmë është zhvendosur në Sarajevë, ku dhe po jeton.

 

View this post on Instagram

 

Honored to assume the duty of Secretary General of RCC, and I am delighted to begin. 😊 @regionalcooperationcouncil_rcc

A post shared by Majlinda Bregu (@m.bregu) on


Majlinda Bregu ka publikuar një foto në Instagram nga shtëpia e re ku po jeton për të ndarë me ndjekësit dhe miqtë në rrjetin social diçka nga jeta e saj e re në Sarajevë.

Ajo shfaqet e relaksuar në shtëpinë e re ndërsa shkruan: “Komodim i ri’, shkruan Bregu në foto.

Para se të nisej, ish-deputetja organizoi edhe një festë me mikeshat e saj të ngushta, të cilat i dhuruan një libër me dedikime për ta pasur gjithnjë me vete.