Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Macron: “Vrasja e mësuesit ishte sulm terrorist“

13:11 17/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti francez, Emmanuel Macron vizitoi vendngjarjen pas sulmit vdekjeprurës me thikë ndaj një mësuesi të historisë në afërsi të Parisit. Ai dënoi aktin dhe i shpalli luftë terroristëve.

Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh i tronditur pas sulmit vdekjeprurës në Conflans-Sainte-Honorine, një periferi e Parisit. Të premten në orët e pasdites, një i ri goditi dhe vrau me thikë me prerje fyti një mësues historie. Në disa media u raportua për “prerje koke”.

„Sulm ndaj lirisë së mendimit”

Emmanuel Macron e cilësoi sulmin “një akt terrorist islamist”. Pas vizitës në vendngjarje ai tha: “Një nga bashkëqytetarët tanë u vra, sepse ai u mësoi nxënësve lirinë e shprehjes së mendimit, lirinë për të besuar dhe për të mosbesuar.” Me këtë Macron iu referua informacioneve, sipas të cilave, viktima ishte një mësues i historisë dhe në orën e mësimit gjatë trajtimit të temës së “lirisë së mendimit” kishte treguar karikaturat e profetit Mohamed. Disa media raportuan, se autori i krimit ishte një nxënës 18-vjeçar, i cili e priti mësuesin pas mësimit dhe e vrau me thikë.

Arrestimet e para

Sipas të dhënave, krimineli pas aktit lëshoi thirrjen arabisht “Zoti është i madh”. Nuk ka konfirmim zyrtar për këto të dhëna. Në afërsi të Eragny, autori i krimit u kap nga policia. Sipas mediave, i riu u përpoq të sulmonte edhe policët, që e qëlluan më pas për vdekje.

Prokuria Antiterror ka filluar hetimet për “vrasje në lidhje me një akt terrorist” dhe “organizatë terroriste kriminale”. Macron nuk përmendi detaje për aktin, as për viktimën dhe sulmuesin. Presidenti dukshëm i tronditur, tha vetëm se “terroristët nuk do të fitojnë”, dhe i siguroi francezët, që autoritetet e sigurisë do të “veprojnë “fort dhe shpejt”. Macron u bëri thirrje francezëve të qëndrojnë të bashkuar. Prej vitesh Franca është tronditur nga disa sulme terroriste, ku kanë humbur jetën më shumë se 250 vetë. (Marrë nga DW)

/GazetaReforma.com/

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Makronterrorizëmvrasja e mesuesit

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Futbolli del nga greva? Hidhet shorti për Kategorinë e Dytë

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip