Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Macron: Tre kushte për Shqipërinë për anëtarësimin në BE

00:37 12/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti francez Emanuel Macron, gjatë paraqitjes së tij online në Samitin e Sofjes, duke folur për perspektivën evropiane të rajonit, i mëshoi më tepër kryerjes së reformave, ndërsa vlerësimi, sipas tij do të bëhet sipas metodologjisë së re.

“Megjithëse të gjithë jemi të përqendruar fort në situatën me Covid-19, është thelbësore që të mirëmbahet dhe forcohet ky dialog shumë i rëndësishëm me Ballkanin Perëndimor: ai i përket gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht Evropës. Më lejoni ta bëj të qartë edhe një herë se Franca mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor – dhe unë do të doja të them disa fjalë për mënyrën se si ne gjithmonë e mbështesim atë konkretisht”, u shpreh Macron.

Që nga fillimi i vitit, sipas presidentit francez, ka pasur disa zhvillime pozitive në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

“Së pari, vendet anëtare të BE-së morën dy vendime të rëndësishme në fund të marsit, në mes të valës së parë të pandemisë: Ramë dakord për një metodologji të re që e bën procesin e zgjerimit më të besueshëm dhe më efikas dhe vendosëm të hapim negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Bëhet fjalë për një perspektivë të hapur dhe ju e dini se sa e rreptë është Franca për këtë çështje, që njëkohësisht nënkupton një marrëdhënie të ndershme midis njëri-tjetrit dhe popujve”, deklaroi Macron.

Si zhvillim të dytë pozitiv Macron e ka vlerësuar dakordimin e Serbisë dhe Kosovës, të cilët në korrik ranë dakord të rifillojnë dialogun që ishte pezulluar për 20 muaj. Mosmarrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës, sipas Macronit,  është një çështje e sigurisë evropiane, që do të thotë se është thelbësore që Bashkimi Evropian të drejtojë përpjekjet e ndërmjetësimit midis të dy palëve në mënyrë që të gjendet një zgjidhje përfundimtare e kësaj mosmarrëveshjeje.

Macron deklaroi se presin që vendet e Ballkanit Perëndimor të dëshmojnë gjithashtu angazhimin e tyre në tre fusha: Të forcojnë bashkëpunimin mes tyre, të kryejnë reforma strukturore të sundimit të ligjit dhe të mbështesin BE-në në luftën kundër terrorizmit.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: BEFrancaMacron

Të tjera

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti të fshehur në dollap për një javë, burgim i përjetshëm për shqiptarin në Greqi
Aktualitet

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti të fshehur në dollap për një javë, burgim i përjetshëm për shqiptarin në Greqi

Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm shqiptarin Kastriot Cenko, i shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortes së...

16:33 29/05/2026
“Shteti s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer”, aktivistja kundër terapive hormonale për transgjinorët në QSUT
Aktualitet

“Shteti s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer”, aktivistja kundër terapive hormonale për transgjinorët në QSUT

Për herë të parë në Shqipëri pritet që në QSUT të ofrohen terapi hormonale për personat transgjinorë, një zhvillim që...

11:32 29/05/2026
Para

Shqipëria në izolim për 8 orë, ja si duket Tirana (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti të fshehur në dollap për një javë, burgim i përjetshëm për shqiptarin në Greqi

Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti të fshehur në dollap për një javë, burgim i përjetshëm për shqiptarin në Greqi

16:33 29/05/2026
“Shteti s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer”, aktivistja kundër terapive hormonale për transgjinorët në QSUT

“Shteti s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer”, aktivistja kundër terapive hormonale për transgjinorët në QSUT

11:32 29/05/2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut/ Pas Noizyt, edhe Cllevio paraqitet në GJKKO si dëshmitar

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut/ Pas Noizyt, edhe Cllevio paraqitet në GJKKO si dëshmitar

14:25 28/05/2026
Përplasi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, Gjykata e Elbasanit lë në arrest me burg Petri Bozon

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, Gjykata e Elbasanit lë në arrest me burg Petri Bozon

10:52 28/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.