Skip to content
Të Gjitha

“Ma bëri ajo kur*a”, zbulohet identiteti i viktimës në Shkodër

· 1 min lexim

Një person u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Bushat, pranë zonës së Melgushes.

Pranë tij ndodhej edhe një çifte, çka ka shtuar dyshimet për një vetëvrasje të mundshme.

Sipas ‘Faxweb’, viktima është 42-vjeçari Arben Shijaku.

Ky i fundit kishte një dyqan dekoresh në zonën e Melgushes.

Bazuar në rrëfimet e dëshmitarëve në vendngjarje, gruaja e 42-vjeçarit, sapo pa burrin të pajetë, ka bërtitur: “Ma bëri ajo kur*a”.

Në trupin e Shijakut nuk janë gjetur shenja dhune, apo dëmtime të tjera.

Njoftimi i policisë:

Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, nërrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie  është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër

Nga  verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.