Skip to content
Të Gjitha

“Lulëzojnë” ndërtimet pa leje në Elbasan, si po e pësojnë 3 punonjës të Urbanistikës

· 2 min lexim

Ndërtimet pa leje kanë “lulëzuar” në qytetin e Elbasanit, fakt për të cilin 3 punonjës të Urbanistikës janë drejt qelisë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, pas një hetimi të kryer së fundi ka kërkuar arrestimin e tre punonjësve  të zyrës së Urbanistikës në këtë Bashkinë e Elbasanit.

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për tre specialistët e zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Elbasanit si dhe masën  e sigurisë  “arrest në shtëpi” për shtetasin I.Poka, pasi akuzohet për “ndërtim pa leje”. Gjithashtu masa “arrest në shtëpi” është dhënë edhe për biznesmenin Ylli Salla po nga Elbasani .Tre punonjësit e zyrës së Urbanistikes në bashkinë e Elbasanit  ishin në hetim nga prokuroria pasi akuzoheshin për shkelje të ligjit në një ndërtim pa leje.

Ndërkohë gjatë muajve të fundit , ndërtimet pa leje në bashkinē e Elbasanit kanë çuar në pranga më shumē se dhjetë punonjës të kësaj bashkie .

Kujtojmë që më herët 2 inspektorë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan janë arrestuar nga policia pasi kanë lejuar ndërtimin e një godinë 5000 m2, pa leje në zonën e mbrojtur në Llixha në Elbasan. Përkatësisht janë vënë në pranga të policisë për ‘ndërtim të paligjshëm’ shtetasit Donald Ziu, 28 vjeç dhe Alian Zabeli 34 vjeç.