Skip to content
Bota

Lufta në Ukrainë, ja si dorëzohen ushtarët rus (Video)

· 2 min lexim

Njësitë rusë në disa fronte të Ukrainës, gjenden në gjendje të mjerueshme, të rraskapitur dhe shpesh herë bëhen edhe viktima.

Në shumë raste, rusët në fakt braktisin pajisjet e tyre dhe janë gati të dorëzohen .

Kjo tregon video të forcave ukrainase në jug, në rajonin Kherson, një nga frontet ku Ukraina po përparon vazhdimisht.

Rusët janë brenda një tanku të blinduar BMP-2 dhe ngrenë një flamur të bardhë. Ata dalin nga tanku dhe bien me fytyrë përtokë për t’u dorëzuar te ushtarët ukrainas .

Menjëherë ukrainasit, të cilët janë vigjilentë dhe të gatshëm për të reaguar nëse është e nevojshme, i kontrollojnë fizikisht dhe i arrestojnë gjatë marrjes në dorëzim të mjetit.

Një numër i madh automjetesh ushtarake ruse, nga tanket e deri te kamionët , por edhe municione të të gjitha llojeve kanë rënë në duart e forcave ukrainase, siç sigurohen të tregojnë në rrjetet sociale.

Vladimir Putin ka qenë i prerë në lidhje me luftën në Ukrainë. Duke e cilësuar si “operacion ushtarak” ai tha se vendi i tij do të ndalet vetëm nëse Ukraina “ndalon së luftuari” dhe nëse kërkesat e Rusisë përmbushen.

Ai shpreson se negociatorët ukrainas do të marrin një “qasje më konstruktive dhe do të marrin parasysh realitetin”, tha një zëdhënës i Kremlinit.