Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lufta kundër pastrimit të parave, Prokuroria e Përgjithshme:”Ngrihen strukturat e posaçme në 7 prokurori të rretheve”

16:52 14/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar ditën e sotme se janë organizuar seksionet e posaçme në prokuroritë  pranë gjykatave të rretheve gjyqësore në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, krimeve financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale.

Që prej fillimit  të muajit shtator janë krijuar dhe kanë nisur punën seksionet e posaçme në 7 prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Korçë.

Janë 23 prokurorë, pjesë e seksioneve të posaçme, që do të angazhohen posaçërisht në hetimet që lidhen me krimet në fushën e tatimeve, doganave, pastrimin e produkteve të veprës penale, financimin e terrorizmit, dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale. Prokuroria e përgjithshme thekson se përmes krijimit të këtyre strukturave, synohet rritja e efikasitetit në hetimin dhe gjykimin e këtyre veprave penale si dhe goditja e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme:

Organizohen seksionet e posaçme në prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, krimeve financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale.

Tiranë, 14 shtator 2020

Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit nr. 1079, datë 15.07.2020 mes Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë (përfshirë DPPPP, DPD e DPT) dhe Ministrit të Brendshëm (përfshirë DPPSH e AAPSK) “Për rritjen e efektivitetit në hetimet që lidhen me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimet financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale, në funksion të përmbushjes së rekomandimeve të KSA -së e FATF dhe Planit të Veprimit ICRG/FATF” dhe në zbatim të Udhëzimit të Përgjithshëm nr.10 datë 17.07.2020 të Prokurorit të Përgjithshëm, “Për masat administrative dhe procedural për rritjen e efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave, krimeve financiare, financimit të terrorizmit dhe në hetimet pasurore në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm” gjatë muajit shtator u krijuan dhe nisën punën seksionet e posaçme në 7 prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Korçë.

Janë 23 prokurorë, pjesë e seksioneve të posaçme, që do të angazhohen posaçërisht në hetimet që lidhen me krimet në fushën e tatimeve, doganave, pastrimin e produkteve të veprës penale, financimin e terrorizmit, dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale. Përmes krijimit të këtyre strukturave, synohet rritja e efikasitetit në hetimin dhe gjykimin e këtyre veprave penale si dhe goditja e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme.

Strukturat e krijuara do të mbështeten nga njësi të specializuara në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Tatimeve, Drejtorinë e Doganave si dhe nga Drejtoria e Prandalimit të Pastrimit të Parave. Puna e tyre do të mbështetet në nivel qendror nga koordinimi mes Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë Brendshme dhe Ministrisë së Financave, të cilat do të garantojnë sigurimin e mbështetjes së nevojshme për mirëfunksionimin e tyre.

Prokuroria e Përgjithshme, duke vlerësuar se krimet financiare dhe pastrimi i produkteve të veprës penale janë kthyer në një shqetësim serioz për vendin,  është e angazhuar në bashkëpunimin me institucionet përkatëse për të përmbushur rekomandimet e Komitetit të Stabilizim-Asociimit (KSA), midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian si dhe Planit të Veprimit të ICRG/FATF.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para

MSH:”Situata në spitale e qëndrueshme, katër persona humbën jetën në 24 orët e fundit”

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip