Skip to content
Aktualitet

LSI nuk merr dot as Skraparin, ja rezultati në bashkitë ku është mbyllur numërimi

· 2 min lexim

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Skrapar, ku nuk kanë munguar as surprizat. Ka qenë Partia Socialiste ajo që ka dalë fituese nga numërimi i 23 qendrave të votimit, duke lënë pas lëvizjen Socialiste për Integrim, me 2174 vota. Ndërkohë, Partia Demokratike ka marrë vetëm 776 vota.

Nga të dhënat e KZAY 68 në Skrapar, në zgjedhjet e ditës së dielë morën pjesë 7057 votues. Nga të gjitha votat, kanë qenë të vlefshme 6630 vota dhe 472 të pavlefshme.

Nga numërimi i votave deri tani është Partia Socialiste ajo që kryeson në rang kombëtar me rreth 49.45% të votave. Partia Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim vjen e dyta me rreth 39.74% të votave. Lëvizja Socialiste për Integrim renditet e treta me rreth 7.13% të votave. Partia Social-Demokrate është e katërta me 2.16%.

  1. Këlcyra: PS- 1750 vota, PD-AN-1070 vota dhe LS-509 vota
  2. Memaliaj: PS-3271 vota, PD-AN-1404 vota dhe LSI 100 vota
  3. Përmet: PS- 3648 vota, PD-AN-2024 vota dhe LSI 582vota.
  4. Himare: PS-3447 vota, PD-AN- 1854 vota dhe LSI-341vota.
  5. Pustec: PS-867 vota, PD-AN-473 vota dhe LSI-168 vota.
  6. Poliçan: PS-3871 vota. PD-AN- 1045 vota dhe LSI 864 vota.
  7. Kolonja: PS- 3666 vota, PD-AN- 2299 vota, LSI 763 vota dhe PSD 68 vota.
  8. Libohovë: PS- 1154 vota, PD-AN- 901 dhe LSI 201 vota.
  9. Has: PD-AN- 4576 vota, PS- 2735 vota
  10. Tropojë: PD-AN- 6443 vota, PS- 3094 vota.
  11. Skrapar: PS: 3 547 vota, LSI-2 174 vota, dhe PD- 776 vota.
  12. Klos: PD-AN- 3738 vota, PS- 3702 vota dhe LSI-171 vota.
  13. Mirditë: PD –AN- 5915 vota, PS-4864 vota dhe LSI- 1143 vota.
  14. Dropull: PS- 1531 vota, PD-AN- 592 vota dhe LSI 599 vota.