Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lotaria Amerikane shtrëngohet, DASH publikon rregullat e reja për aplikantët

13:33 25/03/2026
Reading Time: 2 min lexim

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar rregulla të reja për Programin e Vizave të Diversitetit, i njohur si Lotaria Amerikane, duke vendosur standarde më të rrepta për verifikimin e identitetit të aplikantëve.

Departamenti i Shtetit publikoi rregulloren përfundimtare në Regjistrin Federal me titullin “Vizat: Përmirësimi i Verifikimit dhe Luftimi i Mashtrimit në Programin e Vizave të emigrantëve të Diversitetit”. Sipas njoftimit zyrtar, rregulli hyn në fuqi më 10 prill 2026 dhe synon të rrisë transparencën dhe të ulë abuzimet në procesin e aplikimit.

Sipas ndryshimeve të reja, çdo aplikant duhet të paraqesë një pasaportë të vlefshme dhe të pashkaduar si pjesë e formularit elektronik të regjistrimit. Përveç kësaj, kërkohet edhe ngarkimi i një skanimi të faqeve biografike dhe të nënshkrimit të pasaportës gjatë aplikimit.

Zyrtarët amerikanë theksojnë se këto masa janë hartuar për të forcuar verifikimin e identitetit dhe për të reduktuar aplikimet mashtruese. Çdo vit, programi vë në dispozicion deri në 55,000 viza përmes një procesi përzgjedhjeje të rastësishme, por ndër vite është përballur me probleme si aplikime të dyfishta dhe regjistrime të bëra nga palë të treta pa dijeninë e individëve.

Me rregulloren e re, aplikantët duhet të përfshijnë:

Numrin e pasaportës
Vendi ose autoriteti që ka lëshuar pasaportën
Datën e skadimit të pasaportës
Një kopje të skanuar të faqeve biografike dhe të nënshkrimit

Regjistrimet që nuk përmbushin këto kërkesa rrezikojnë të skualifikohen.

Rregullorja parashikon edhe disa përjashtime të kufizuara për persona pa shtetësi, për ata që nuk mund të pajisen me pasaportë për shkak të kufizimeve qeveritare, ose për raste të veçanta të miratuara nga autoritetet amerikane.

Ndryshimet përfshijnë edhe përditësime teknike në terminologji. Termi “gjini” zëvendësohet me “seks”, ndërsa “mosha” me “datën e lindjes”, për të reflektuar më saktë të dhënat e mbledhura në sistemet e vizave.

Sipas Departamentit të Shtetit, këto masa do të zbatohen duke nisur nga Lotaria DV-2027. Ndërkohë, periudha e regjistrimit për këtë program është shtyrë dhe ende nuk janë shpallur datat e reja. Ky pezullim u vendos në janar për 75 vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Me hyrjen në fuqi të rregullave të reja, aplikantët duhet të sigurojnë paraprakisht dokumentacionin e nevojshëm, pasi pasaporta do të jetë një element kyç në procesin e aplikimit për Lotarinë Amerikane.

Të tjera

Nga “Ricky” te “Fantazma”, Dubai strehë gjithnjë e më e pasigurt për bosët e krimit shqiptar
Aktualitet

Nga “Ricky” te “Fantazma”, Dubai strehë gjithnjë e më e pasigurt për bosët e krimit shqiptar

Dubai prej vitesh është përdorur si një vend ku disa nga figurat më të njohura të narkotrafikut shqiptar janë strehuar...

14:42 25/03/2026
Karçanaj në SPAK, dosja që zbulon skemën e tenderave dhe dështimet e AKSHI-t
Aktualitet

Karçanaj në SPAK, dosja që zbulon skemën e tenderave dhe dështimet e AKSHI-t

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për një...

14:14 25/03/2026
Para
Helmoi vjehrrën e paralizuar me helm minjsh, shqiptarja nën hetim për tentativë të përsëritur vrasjeje në Itali

Helmoi vjehrrën e paralizuar me helm minjsh, shqiptarja nën hetim për tentativë të përsëritur vrasjeje në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nga “Ricky” te “Fantazma”, Dubai strehë gjithnjë e më e pasigurt për bosët e krimit shqiptar

Nga “Ricky” te “Fantazma”, Dubai strehë gjithnjë e më e pasigurt për bosët e krimit shqiptar

14:42 25/03/2026
Karçanaj në SPAK, dosja që zbulon skemën e tenderave dhe dështimet e AKSHI-t

Karçanaj në SPAK, dosja që zbulon skemën e tenderave dhe dështimet e AKSHI-t

14:14 25/03/2026
Helmoi vjehrrën e paralizuar me helm minjsh, shqiptarja nën hetim për tentativë të përsëritur vrasjeje në Itali

Helmoi vjehrrën e paralizuar me helm minjsh, shqiptarja nën hetim për tentativë të përsëritur vrasjeje në Itali

13:49 25/03/2026
Lotaria Amerikane shtrëngohet, DASH publikon rregullat e reja për aplikantët

Lotaria Amerikane shtrëngohet, DASH publikon rregullat e reja për aplikantët

13:33 25/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.