Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Loja me PPP-të e rrugëve/ Shtyhet për të dytën herë koncesioni Milot-Fier, qeveria ndryshon kushtet  

19:41 27/10/2020
Reading Time: 5 min lexim

Qeveria “Rama” duket se vitin e kaluar (2019) e mori pak me shpejtësi projektin për kalimin e të gjitha rrugëve kryesore të vendit të duar të kompanive private që do t’i merrnin me PPP dhe pastaj do t’ua faturonin qytetarëve me pagesë.

Duke përfituar nga heshtja ose blerja e opozitës, qeveria e eksperimentojë me sukses planin e saj me Rrugën e Kombit, e bërë me tre palë taksa nga qytetarët shqiptarë, por që sot është në dorë të një kompanie private që merr pagesë.

Fillimi i vitit të kaluar bëri gati “tortat” e rrugëve me PPP, ku përveç rrugës së shumë përfolur dhe të super-kushtueshme Milot-Balldren, qeveria bëri gati për pagesë edhe superstradën Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës, si dhe atë Milot-Fier.

Por duket se tërmetet e fundvitit të kaluar (shtator-nëntor) dhe më pas edhe nisja e pandemisë së koronavirusti, u dhanë shqiptarëve edhe pak kohë për të qarkulluar në rrugë pa pagesë.

Në lidhje me koncesionin Milot-Fier, për të cilin Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ishte “shpresëplotë” për realizimin mësohet se ai është shtyrë për herë të dytë, sa i takon afatit për dorëzimin e ofertave lidhur me projektin dhënie me koncesion/partneritet publik privat (PPP) e projektimit, ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe transferimin e segmentit rrugor Milot-Thumanë-Kashar-Luzi i Vogël-Fier.

Zbardhen shifrat/ Qeveria hap tenderin për superkoncesionin 4 miliardë euro, tarifa për rrugën Milot-Fier. Pagesa për kalimin në autostradë pritet të jetë…

Data e re për dorëzimin e ofertave është caktuar 9 nëntori, ndërkohë që në dokumentin e qeverisë që argumenton këtë shtyrje, janë bërë edhe disa ndryshime për specifikimet teknike lidhur me operatorët.

Këto specifikime lidhen me gjatësinë e urave që kanë ndërtuar këta të fundit, vëllimi i punimeve me beton, punimet me shtresa asfalti etj.

Ndryshimet në Specifikime

Konkretisht ministria sqaron në shkresën e saj se: “pika 1.3.2 ne DSK paragrafi III, nën paragrafi a, b, c, d, e, f si vijon: Ishte: a. Ura Ndërtimi i të paktën 8 (tete) urave me gjatësi > 100 metra secila ku të paktën një prej tyre te jete (1) > 400 metra b.

Aksi Milot-Fier/ Qeveria nuk do garantojë më shumë se 10% të investimit prej 1.18 miliardë euro/Balluku: Mbi këtë tavan nuk pranojmë ofertat - ATSH -

Tunele Përfundimi i gërmimeve i të paktën 2 (dy) Tuneleve të Autostradës> me një gjatësi prej1000 m. c. Beton Punime beton me vëllim > 1.200.000 m3 d. Punime asfalti Shtresa e asfaltit > 2,000,000 tn e. Shtrim rruge Ndërtimi i rrugëve > 1,500,000 m3 . f. Punime tokësore (Gërmime) Punime tokësore (Gërmime > 30,000,000 m3 ).

Bëhet: a. Ura Ndërtimi i të paktën 8 (tete) urave me gjatësi ≥ 100 metra secila ku të paktën një prej tyre te jete (1) ≥ 400 metra b. Tunele Përfundimi i gërmimeve i të paktën 2 (dy) Tuneleve të Autostradës me një gjatësi ≥ se 1000 m. c. Beton Punime beton me vëllim ≥ 1.200.000 m3 d. Punime asfalti Shtresa e asfaltit ≥ 2,000,000 tn e. Shtrim rruge Ndërtimi i rrugëve ≥ 1,500,000 m3 . f. Punime tokësore (Gërmime) Punime tokësore (Gërmime ≥ 30,000,000 m3 )”,– thuhet në dokumentin e ministrisë.

Projekti për rrugën Milot-Fier

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e hapi procedurën për rrugën Milot -Fier në muajin korrik të këtij viti. Kjo rrugë sipas prezantimit që bëri në atë kohë ministrja Balluku, do të jetë e gjatë 115 kilometra dhe do të përshkohet për 75 minuta. Rruga do të ndërtohet nga koncesionari dhe do të jetë me pagesë.

Sipas dokumenteve, qeveria është angazhuar që të garantojë maksimalisht 121 milionë euro për koncesionarin për 17 vitet e para të operimit nga vitit 2024 që parashikohet të jetë viti i parë, deri në vitin 2040, teksa të ardhurat bazë përgjatë kësaj periudhe janë vlerësuar 1.7 miliardë euro.

Koncesisoni ka një afat 35-vjeçar, por trafiku do të garantohet për më pak se gjysmën e viteve të operimit. Kjo është garancia maksimale që ka vlerësuar qeveria në dokumentet e saj dhe si kriter përzgjedhës për operatorin do të funksionojë skema se kush do kërkojë më pak garanci nga shteti.

Sipas tabelës së dhënë nga MIE, në vitin e parë të operimit të ardhurat bazë të vlerësuara nga shteti janë 60 milionë euro dhe garancia maksimale nga shteti është 4.2 milionë euro. Në vitin e dytë 2025 të ardhurat e parashikuara janë 62.6 dhe maksimumi që mund të garantojë shteti janë 4.3 milionë euro.

E kështu vazhdon logjika me një garanci maksimale prej 7 për qind të vlerës bazë të të ardhurave deri në 2040 kur parashikohet që vlera bazë e të ardhurave të jetë 1.7 miliardë euro për konceisonarin dhe maksimumi i garancisë që mund të jetë dhënë nga shteti në rast të mungesës së trafikut 121 milionë euro.

Projekti, pjesë e autostradës Adriatiko- Joniane

Qeveria e Shqipërisë shpalli dhënien me koncesion kundrejt pagesës të aksit të qendrës, Milot-Kashar -Fier (Lekaj) pjesë e autostradës Adriatiko- Joniane, me një vlerë totale të investimit prej rreth 1.2 miliardë euro për 53 km të reja dhe 62 km rrugë ekzistuese.

Investimi sipas deklarimeve paraprake do të bëhet nga koncesionari, por fatura do të paguhet në vite nga ata që kalojnë në këtë rrugë (0.075 euro/km), ndërsa shteti do të garantojë trafikun dhe jep garanci për 10% të vlerës së investimit).

Kjo kosto totale e rrugës Milot-Fier është sa 44% e vlerës totale të ndërtimit të autostradës Adriatiko-Joniane, i cili sipas studimit paraprak të fisibilitetit, kushton 2,7 miliardë euro (pa tvsh) dhe është i gjatë 296 km.

Siç shihet nga prezantimi i ri i qeverisë, projekti i koncesionit është pak i ndryshëm nga studimi paraprak i fisibilitetit.

Në projektin e koncesionarit aksi nis në Milot kalon në Kashar dhe përfundon në Lekaj, duke u zgjatur me 10 kilometra, nga studimi i fisibilitetit, i cili nis në Thumanë, kalon në Kashar dhe në Lekaj (Fier) me gjatësi totale 54 kilometër.

Projekti “Milot-Fier” sjell polemika mes qeverisë dhe opozitës – RTSH-Radio Televizioni Shqiptar

Koncensioni, 54% më i shtrenjtë se kosto në studimin e fisibilitetit

Sipas tabelës pëmbledhëse të Kostove të Korridorit Adriatiko Ionian, publikuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI), në kuadër të monitorimit të axhendës së ndërlidhjes, dhe që bazohet në studimin e fisibilitetit kryer për llogari të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF), aksi Thumanë-Lekaj (pothuajse e njëjta gjurmë e projektit që prezantoi dje qeveria) është rreth 54 kilometër i gjatë dhe kushton rreth 780 milionë euro pa TVSH.

Sipas fisibilitetit, aksi Thumanë-Lekaj ndahet në dy segmente për qëllime të ndërtimit, i pari Thumanë -Kashar me një kosto 195 milionë euro me gjatësi 21 kilometër. Ndërsa segmenti i dyti Kashar-Lekaj me gjatësi 33,6 kilometër ka një kosto prej 584 milionë eurosh, referuar studimit (shiko tabelat e kostove të korridorit Adriatiko Jonian në fund).

Por më koncesionin që ka prezantuar qeveria kosto e tij do të jetë rreth 54% më e lartë, (780 mln euro në studimin e fisibilitetit, kundrejt 1.2 mld euro në projektin e koncesionarit, ose gati 420 mln euro më e shtrenjtë). Ky aks do të kalojë në një trase krejtësisht të re, e cila parashikon edhe disa tunele në kodrat e Kasharit për të kaluar sërish në Ultësirë.

/Burimi: Monitor.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: koncesioniMilot-Fierppprruge

Të lidhura

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë
Aktualitet

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Në Tiranë vazhdon numërimi i votave preferenciale për kandidatët, ku deri tani janë numëruar 311 nga 1282 kuti votimi, sipas...

10:14 14/05/2025
Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend
Aktualitet

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

Në Qarkun e Dibrës, Partia Demokratike nuk ka arritur të sigurojë asnjë mandat nga lista e hapur, ndërkohë që do...

09:53 14/05/2025
Para

Çfarë po ndodh në Kosovë?! Avioni special nga Holanda zbret në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

10:14 14/05/2025
Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

09:53 14/05/2025
Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

09:23 14/05/2025
Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

09:03 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.