Skip to content
Aktualitet

Lista përfundimtare për SPAK, përjashtohen prokurorët më të rëndësishëm

· 1 min lexim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e ditës së sotme, ka përzgjedhur 15 emrat e prokurorëve.

Për të gjithë ata që janë të interesuar t’i dinë se kush janë, është publikuar edhe lista finale e 15 kandidatëve për SPAK (Struktura e Posatshme Antikorrupsion).

Ajo që bie në sy menjëherë është mungesa e disa emrave të rëndësishëm, si Vladimir Mara, Dritan Prençi apo edhe emri i Besim Hadermatajt.

Mësohet se jashtë listës ka mbetur edhe emri i drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Emrat e 15 kandidatëve final për SPAK-un renditur sipas pikëzimit më të lartë:

Altin Dumani

Anton Martini

Elisabeta Imeraj

Arben Kraja

Doloreza Musabelliu

Klodian Braho

Enkeleda Millonaj

Manjola Kajana

Edvin Kondili

Ened Nakuçi

Elida Kaçkini

Ndini Tavani

Behar Dibra

Anita Jella

Besnik Muçi

Prokurorët që kishin dorëzuar dokumentet dhe u skualifikuan nga gara:

Besim Hajdarmataj

Donika Prela

Dorina Bejko

Dritan Prençi

Enkeleda Xhengo

Maksim Sota

Vladimir Mara