Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ligji, ja si do të privatizohet ose shkëmbehet prona shtetërore me privatët

08:29 21/06/2024
Reading Time: 3 min lexim

Qeveria do të mund të kalojë pronën shtetërore në private nëpërmjet formave të ndryshme të privatizimit, tjetërsimit, shkëmbimit apo shitjes me ankand. Ndryshimet që qeveria ka bërë në ligjin “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros të këtyre ndërmarrjeve” parashikohen të nisin zbatimin në fillim të korrikut. Ky ligj tashmë i publikuar në Fletoren Zyrtare sanksionon ndryshime në nenin 1 të lidhura kryesisht me praktikën që mund të ndiqet për kalimin e një prone shtetërore te privati.

“Kalimi i pronës shtetërore në pronë private bëhet nëpërmjet formave të ndryshme të privatizimit, si: shitjes me ankand, ose tjetërsimit, sipas veprimeve juridike të kalimit të pronësisë së pasurive të paluajtshme, të përcaktuara në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, përveç formës së kalimit të pronësisë nëpërmjet kontratës së dhurimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Prona shtetërore mund të shkëmbehet me pasuri private nga ministritë, institucionet e tjera qendrore, në varësi të Kryeministrit dhe të ministrive, organet e vetëqeverisjes vendore, që kanë në pronësi ose përdorim prona shtetërore, si dhe ndërmarrjet ose shoqëritë tregtare shtetërore.

Kriteret për vlerësimin e pronave që privatizohen apo shkëmbehen, si dhe procedurat e format e privatizimit, mënyrat e shkëmbimit të pronës shtetërore, si dhe rastet përjashtimore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në pikën 2 të nenit 1 sipas ndryshimit.

Tashmë përgjegjësia për pronat, duke shkuar në një linjë dhe me riformatimin e ministrive që ndodhi në fillim të vitit, i ka kaluar ministrisë përgjegjëse për ekonominë duke qenë se më herët ishin bashkë Financat dhe Ekonomia. Ndryshimet parashikojnë që është Këshilli i Ministrave ai që përcakton me vendim të veçantë kohën, procedurat dhe kushtet për kalimin e pronës shtetërore tek privati sipas formës së dakordësuar.

“Këshilli i Ministrave përcakton me vendim procedurat, kohën, mënyrat dhe garancitë që ministria përgjegjëse për ekonominë parashikon në kontratën e shitjes së pronës shtetërore, përfshirë edhe rastet e parashikuara në legjislacionin përkatës për dhënien me qira apo privatizimin e pronës shtetërore për turizëm apo qëllime të tjera”, thuhet në vendim.

Në rastet kur pronat kanë objekte si pjesë përbërëse dhe planet e zhvillimit parashikojnë lirimin e terrenit ligji përcakton se koston për shembjen dhe largimin e mbetjeve e mban subjekti zhvillues.

“Kur pasuria shtetërore që përmban objekte apo ndërtesa shtrihet në gjurmën e projekteve për të cilat është miratuar leja e zhvillimit në përputhje me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, objektet dhe ndërtesat ekzistuese të ndodhura në këtë pasuri shemben në funksion të zhvillimit të projektit në përputhje me procedurat e parashikuara në legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Shpenzimet e shembjes, si dhe vlera kontabël e këtyre objekteve apo ndërtesave, përballohen nga subjekti zhvillues i projektit. Përcaktimi i vlerës kontabël sipas këtij neni bëhet nga ekspert/ë kontabël të emëruar për këtë qëllim nga ministri përgjegjës për ekonominë”,thuhet në nenin 5/1 të ligjit./ Monitor

Etiketa: Prona shteterore

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para
Emri/ Zbulohet arsenal armësh në Peqin, në pranga anëtari i grupit kriminal

Emri/ Zbulohet arsenal armësh në Peqin, në pranga anëtari i grupit kriminal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.