Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ligjet/ Meta dekreton emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit

18:45 25/02/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi 3 ligje. Kreu i shtetit i dha fuqi ndryshimeve në ligjin për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit; për mbrojtjen e bimëve dhe e fundit është për aderimin e Shqipërisë në Konventën në Kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj.

Në fund të njoftimit të Presidencës, Meta kërkon nga autoritetet që të angazhohen sa më shumë për forcimin e burimeve të turizmit, zhvillimit të politikave në këtë sektor dhe ofrimin e sigurisë për turistët e huaj.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje, këto ligje:

– Ligjin nr. 14/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 7918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)” dhe dekretit nr. 1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 23.2.1995”, të ndryshuar”.

Ndryshimet në këtë ligj, edhe pse të përsëritura, vlerësohen të nevojshme për sa kohë synojnë shtyrjen e afatit të vlefshmërisë deri 31.12.2023, të bonove dhe lekëve të privatizimit, duke krijuar mundësinë për personat që zotërojnë bono e lekë privatizimi, që t’i përdorin ato edhe gjatë viteve 2022 dhe 2023.

– Ligjin nr. 15/2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”.

Pavarësisht se ligji bazë është miratuar në vitin 2016, ndryshimet që synojnë forcimin e rregullave për mbrojtjen e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga dëmtuesit, si dhe parandalimi i hyrjes dhe i përhapjes së dëmtuesve të rregulluar karantinorë dhe jokarantinorë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, janë për t`u vlerësuar.

– Ligjin nr. 18/2022 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj”.

Aderimi i Shqipërisë në “Konventën Kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj”, ndërkohë që Shqipëria është një nga shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Kombeve të Bashkuara për Turizmin, kërkon angazhimin e qëndrueshëm të të gjitha institucioneve për promovimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe të besueshëm.

Autoritetet publike veçanërisht duhet të sigurojnë mbrojtje të vazhdueshme dhe ofrojnë siguri për turistët e huaj, si dhe të angazhohen në forcimin e burimeve të turizmit, zhvillimit të politikave të qëndrueshme në këtë drejtim, që mbajnë në konsideratë edhe respektimin e të drejtave të të punësuarve në sektorin e turizmit.

Të lidhura

Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në vitin 2024, dominojnë Tirana dhe Italia
Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në vitin 2024, dominojnë Tirana dhe Italia

Në vitin 2024, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë se kurrë më parë, me mbi 4.4 milionë udhëtime të kryera brenda...

13:57 30/06/2025
Tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga pa i deklaruar, procedohen dy persona
Aktualitet

Tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga pa i deklaruar, procedohen dy persona

Dy shtetas nga Kosova janë proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Durrësit, pasi u kapën në port duke...

13:36 30/06/2025
Para
Sanksionet e BE-së, por jo ndalim udhëtimi për Putinin dhe Lavrovin, CNN: A janë simbolike?

Sanksionet e BE-së, por jo ndalim udhëtimi për Putinin dhe Lavrovin, CNN: A janë simbolike?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në vitin 2024, dominojnë Tirana dhe Italia

Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në vitin 2024, dominojnë Tirana dhe Italia

13:57 30/06/2025
Tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga pa i deklaruar, procedohen dy persona

Tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga pa i deklaruar, procedohen dy persona

13:36 30/06/2025
Makina përplas çiftin e turistëve të huaj te ‘Plazhi i Vjetër’

Makina përplas çiftin e turistëve të huaj te ‘Plazhi i Vjetër’

13:15 30/06/2025
Djegia e tregut në Durrës, pamjet çfarë ka mbetur nga zjarri i djeshëm

Djegia e tregut në Durrës, pamjet çfarë ka mbetur nga zjarri i djeshëm

12:47 30/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.