Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lideri opozitar jugkorean theret me thikë, përfundon në spital

11:51 02/01/2024
Reading Time: 2 min lexim

Lideri opozitar në Korenë e Jugut, Lee Jae-myung, është therur me thikë në qafë nga një person i paidentifikuar, teksa ai po vizitonte qytetin juglindor Busan më 2 janar, tha policia. Lee, 59 vjeç, udhëheq partinë kryesore opozitare, Partinë Demokratike.

Pas sulmit, ai mori trajtim mjekësor në Busan dhe më pas u dërgua në një spital në Seul për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Polica dhe zyrtarët e emergjencës thanë më herët se ai pas sulmit ishte i vetëdijshëm dhe se gjendja e tij nuk ishte kritike, por gjendja e tij e saktë shëndetësore ende nuk dihet.

Sulmi ndodhi kur Lee po ecte përmes një turme gazetarësh dhe qytetarësh, pas një turi në një vend ku pritet të ndërtohet një aeroport i ri në Busan. Sulmuesi iu afrua atij, duke i thënë se dëshironte t’i merrte një autograf, dhe më pas e theri në qaf dhe u largua, tha zyrtari policor në Busa, Sohn Jea-han, gjatë një adresimi televiziv.

Sohn tha se zyrtarët e Partisë Demokratike që gjendeshin pranë liderit opozitar e kapën sulmuesin dhe më pas policia e arrestoi atë. Ai tha se 41 zyrtarë policorë u dislokuan në zonë për të kontrolluar turmën dhe për të menaxhuar trafikun.

Në pamjet televizive, Lee u shfaq me sy të mbyllura i shtrirë në tokë, përderisa një person i kishte vendosur një shami në qaf për t’ia ndalur gjakun. Një dëshmitar tha se Lee ka humbur shumë gjak. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video që shfaqin të dyshuarin, i cili kishte të vendosur në kokë një kurorë prej letre ku shkruhej “Unë jam Lee Jae-myung”. Në pamjet e shpërndara shihet se si sulmuesi ndiqet nga disa persona, përfshirë edhe zyrtarë policorë.

 

Sohn tha se sulmuesi, rreth 67 vjeç, u tha hetuesve se e kishte blerë online thikën prej 18-centimetrash, me të cilin e kreu sulmin. Ai tha se policia ende po heton motivin e sulmit. Partia Demokratike e Lees e cilësoi incidentin “sulm terrorist ndaj Lees dhe një kërcënim serioz për demokracinë”. Kjo parti i bëri thirrje policisë që të kryejë një hetim të mirëfilltë dhe të shpejtë.

 

Zyrtarët në spitalin në Busan, ku Lee mori ndihmën e parë, thanë se dyshojnë se atij i ishte dëmtuar një venë dhe shprehën shqetësime për sasinë e madhe të gjakut të humbur. Por, ata nuk pranuan të tregonin gjendjen e saktë shëndetësore të liderit opozitar.

 

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shprehu shqetësim të thellë për gjendjen shëndetësore të Lees dhe urdhëroi autoritetet që të hetojnë këtë rast, duke shtuar se dhuna e tillë nuk duhet të tolerohet. Lee më 2022 kishte humbur garën presidenciale ndaj Yoon. Sondazhet e fundit thonë se Lee dhe rivali i tij kryesor konservator, Han Dong-hoon, janë dy personat më favorit për të marrë postin e presidentit, pasi t’i përfundojë mandati presidencial Yoonit më 2027./ REL

Të lidhura

PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël
Aktualitet

PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël

Nga Lutfi Dervishi PS feston përvjetorin PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël. PS-ja ka...

16:41 12/06/2025
Rrëzimi i avionit në Indi/ Deri tani të paktën 30 viktima, mes tyre edhe 2 foshnje
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Deri tani të paktën 30 viktima, mes tyre edhe 2 foshnje

Një aksident i rëndë ajror ka tronditur Indinë paraditen e së enjtes, kur një avion i Air India, tipi Boeing...

13:47 12/06/2025
Para
Mbështetësit mblidhen poshtë shtëpisë së tij, Berisha i përshëndet nga dritarja

Mbështetësit mblidhen poshtë shtëpisë së tij, Berisha i përshëndet nga dritarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël

PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël

16:41 12/06/2025
Rrëzimi i avionit në Indi/ Deri tani të paktën 30 viktima, mes tyre edhe 2 foshnje

Rrëzimi i avionit në Indi/ Deri tani të paktën 30 viktima, mes tyre edhe 2 foshnje

13:47 12/06/2025
U fut të lahej në det, ndërron jetë 73-vjeçari në Qerret

U fut të lahej në det, ndërron jetë 73-vjeçari në Qerret

13:23 12/06/2025
Murtaja, Ministria e Bujqësisë: Nuk transmetohet te njeriu, ja thirrja për fermerët

Murtaja, Ministria e Bujqësisë: Nuk transmetohet te njeriu, ja thirrja për fermerët

13:07 12/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.