Skip to content
Të Gjitha

Librazhd/ Gjendet i mbytur në liqen një shtetas

· 1 min lexim

Një person është gjetur  i mbytur në liqenin e fshatit Fush- Stud në bashkinë Librazhd.

Dyshohet se personi në fjalë ka pasur ditë që është mbytur, por sot ka dalë në sipërfaqen e ujit.

Nga veprimet e para  rezultoi se trupi i përket shtetasit I.Lala 55 vjeç, larguar nga banesa në fshatin Letëm para 20 ditësh.

Mësohet se trupi është hasur nga turistët e shumtë që vizitojnë liqenin. Këta të fundit kanë lajmëruar edhe policinë. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.

Njoftimi:

Librazhd/ Info

Në liqenin e fshatit Fush- Stud, Librazhd është gjetur një shtetas i mbytur.

Nga veprimet e para  rezultoi se trupi i përket shtetasit I.Lala 55 vjeç, larguar nga banesa në fshatin Letëm para 20 ditësh. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohet shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Viktima është I.Lala nga fshati Letëm Njësia Administrative Lunik e Librazhdit