Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lezhë/ Lumi Drin i mbushur me mbeturina, bashkia dhe Ministria e Mjedisit e kanë lënë ‘natyrë të qetë’  

11:19 06/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

I njohur si “Drini i Lezhës” një degëzim i lumit Drin që kalon përmes qytetit të Lezhës, më shumë se një vend atraksioni (siç edhe u premtua), është kthyer në një vend-depozitim mbeturinash.

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë nxjerrë edhe më në pah problematikën dhe ndotjen e madhe të “Drinit të Lezhës”, i cili është kthyer në problem serioz.

Banorët nëpër fshatra anës tij por edhe ata të lagjes së qytetit të Lezhës ku lumi kalon, e shohin këtë të fundit si zgjidhjen e parë për të hedhur mbeturinat.

Nga ana e saj, bashkia Lezhë, ka bërë fare pak madje kohët e fundit asgjë për ta pastruar shtratin e lumit, ose për të marrë masa për vendosjen e rrjetave që të bllokojnë mbeturinat.

Shtimi i nivelit të ujit i ka nxjerrë mbeturinat në të dyja anët e skarpateve të lumit, aty ku kalon edhe shëtitorja buzë Drinit në Lezhë.

“Në Drin sot në vend të varkave lundrojnë mbeturinat të cilat të gjitha do të përfundojnë në det duke krijuar një ndotje tepër të madhe”,- thonë banorët e zonës.

Drini mbushet me plehra/ Reshjet mblodhën të gjitha mbeturinat e hedhura në  tokë - Hapur

Bashkia Lezhë nga ana e saj deri tani duket se është e angazhuar më shumë me punë fushate, se sa me mjedisin, por as Agjencia e Mjedisit, apo vetë Ministria e Mjedisit, deri tani nuk kanë ngritur asnjë grup inspektimi, apo të çojnë ndonjë njoftim në zyrat e bashkisë.

Reshjet duket se do të vijojnë edhe për gjatë tetorit, e po ashtu edhe mbeturinat e shumta nuk kanë fund dhe vazhdojnë të shtohen e të mbulojnë gjithë sipërfaqen e lumit Drin në Lezhë.

Edhe Drini i Lezhës si Shkumbini

Një vit më parë bashkia e Lezhës, me orientim të kryebashkiakut Pjerin Ndreu, nisi një aksion në pjesën qendrore të lumit Drin që kalon përpara qytetit, për të pastruar shtratin e tij dhe anët e skarpateve nga mbeturinat e shumta dhe kallamishtet.

Aksioni shërbeu më shumë si një kronikë propaganda për punët e bashkisë Lezhë dhe kryebashkiakut të saj socialist, por as ky aksion nuk e zgjidhi dot problematikën e mbetjeve.

Foto/ Pastrohet shtrati i Drinit në Lezhë, Ndreu: Vijojmë dhe lirimin e  hapësirave publike - ATSH -

Foto/ Pastrohet shtrati i Drinit në Lezhë, Ndreu: Vijojmë dhe lirimin e  hapësirave publike - ATSH -

“GazetaReforma.com” mësoi se disa ekspertë të pavarur të mjedisit, i sugjeruan bashkisë Lezhë, që të vendosë kontejnerë (kazanë) për grumbullimin e mbeturinave në të dyja anët e lumit Drin, përgjat gjithë zonave të banuara që janë potencial për krijimin e ndotjeve (hedhjen e mbeturinave në lumë).

Sipas propozimit të tyre, bashkia Lezhë duhet të bënte çdo ditë edhe mbledhjen e këtyre mbeturinave, gjë e cila do të krijonte zakonin e moshedhjes në lum të mbetjeve organike dhe familjare.

Por duket se ky propozim nuk gjeti mbështetjen e bashkisë Lezhë, e cila u mjaftua vetëm me një aksion më shumë mediatik se sa problem-zgjidhës.

Vetëm një ditë më parë, “GazetaReforma.com” solli edhe rastin e shkatërrimit të impianit të pastrimit të mbeturinave mbi lumin Shkumbin, një investim i përuruar me shumë bujë në vitin 2017 nga ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Lefter Koka inaguron Impiantin e Pastrimit të grykëderdhjes në Shkumbin: Investim i përkryer | Lajme Durrës

Në atë kohë qeveria ia kishte dhënë financimin e këtij projekti biznesmenit Klodian Zoto dhe kompanisë së tij, “Integrated Technology Services”, “ITS Sh.p.k”, të njohur për marrje tenderash në sektorin e pastrimit dhe mbeturinave, por po ashtu edhe i famshëm për projektet e tij “fantazma”.

Por një vit më vonë, kompania e Zotos, që dominon sektorin e trajtimit të mbetjeve nëpërmjet kontratave koncesionare dhe PPP-ve me qeverinë socialiste, u shkatërrua nga rrjedha e lumit Shkumbin.

Impianti i Vilë Bashtovës bashkë me një barrierë të dytë në grykëderdhjen e lumit Ishëm në rezervatin e Gotullës pranë fshatit Adriatik –vija ndarëse mes bashkive Durrës dhe Laç, ishin pjesë e një projekti pilot të Ministrisë së Mjedisit që kushtoi plot 324 milionë lekë ose 2.62 milionë euro.

Ekspertët theksojnë se, projekte të tilla nuk kontribuojnë në ngritjen e një sistemi efektiv të menaxhimit të mbetjeve dhe si rrjedhojë, kanë një ndikim të limituar kundër ndotjes së lumenjve dhe detit.

/GazetaReforma.com/

 

Etiketa: bashkialezhelumi Drinmbeturina

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara ka publikuar një raport lidhur me zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri,...

16:56 12/05/2025
“Ka denoncime për shitblerje vote”, OSBE/ODIHR: Gara u bë e padrejtë
Aktualitet

“Ka denoncime për shitblerje vote”, OSBE/ODIHR: Gara u bë e padrejtë

OSBE/ODIHR ka denuar faljen e gjobave një ditë para zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë veprim si një praktikë që krijon...

16:31 12/05/2025
Para

Këshilltari shqiptar arrestohet për 113 kg heroinë në kufi, ministri i Drejtësisë firmos shkarkimin (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore

Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore

16:56 12/05/2025
“Ka denoncime për shitblerje vote”, OSBE/ODIHR: Gara u bë e padrejtë

“Ka denoncime për shitblerje vote”, OSBE/ODIHR: Gara u bë e padrejtë

16:31 12/05/2025
“Rama fali gjobat 1 ditë para zgjedhjeve”/ OSBE-ODIHR: Shqetësuese

“Rama fali gjobat 1 ditë para zgjedhjeve”/ OSBE-ODIHR: Shqetësuese

16:05 12/05/2025
Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

11:51 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.