Skip to content
Kryesore

Letra-porosi nga Finlanda, SPAK godet një tjetër grup kriminal

· 1 min lexim

Një tjetër goditje i është dhënë rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës përmes një operacioni të përbashkët mes Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve finlandeze.

Sipas burimeve zyrtare, operacioni ka çuar në goditjen e disa grupeve kriminale që vepronin në trafikun e lëndëve narkotike, ndërsa janë ekzekutuar arrestime bazuar në letra porosie të lëshuara nga Finlanda.

Në orën 12:30 pritet të zhvillohet një konferencë për shtyp, ku prokurorët e SPAK dhe përfaqësues nga autoritetet finlandeze do të bëjnë publike detaje mbi hetimet dhe rezultatet e aksionit ndërkombëtar.