Lëkundet Elbasani/ Epiqendra vetëm 15 km larg, ja sa ishte magnituda
Kohëve të fundit Shqipëria është kthyer në vatër të tërmeteve edhe pse deri më tani fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka qenë i magnitudave sa të ketë lënë dëmtime në njerëz.
Edhe mëngjesin e sotëm është shënuar një tjetër lëkundje, epiqendra e së cilës mësohet të ketë qenë në Pajun, pra vetëm 15 km në perëndim të qytetit të Elbasanit.
IGJEUM ka bërë të gjitha matjet e nevojshme dhe lëkundja nuk ka qenë e fortë, ndaj edhe nuk ka pasur dëme, mirëpo është ndier.
Nga ajo që mësohet, tërmeti ka qenë me thellësi 28 km dhe mangnituda ka qenë 2.8
Të dhënat
- Data: 09/05/2019
- Ora: 00:26:20
- M=2.8
- Vendi: Pajun, 15 Km P Elbasan
- 40.1° N, 20° E
- Thellësia: 28 KM
