Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Leku letër”/ Kandidati i PS-së zhvillon ‘koncert elektoral’ në prag të zgjedhjeve në Kukës!

15:17 21/09/2023
Reading Time: 2 min lexim

Partia Socialiste mbajti një koncert elektoral të mërkurën në darkë në Kukës pavarësisht ndalimit të organizimeve të tilla nga Kodi Zgjedhor dhe pasi kjo parti dhe kandidati i saj për kryetar bashkie kishin njoftuar KQZ-në se nuk ishin organizatorë.

Koncerti me muzikë me pjesëmarrjen e këngëtarëve me famë si Anxhela Peristeri e Valbona Mema ishte lajmëruar nga kandidati Albert Halilaj nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook, ku ftonte qytetarët “në takimin përmbyllës elektoral” shoqëruar me posterin e koncertit.

Në posterin me fotot e këngëtarëve shkruhej se koncerti ishte në mbështetje të kandidatit Halilaj.

Ai më vonë e fshiu postimin pak para mbledhjes së thirrur nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, për të shqyrtuar një kërkesë të organizatës “Qendresa Qytetare” për anulimin e koncertit.

Përsëritja e zgjedhjeve në Kukës, ja sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit!
Halilaj, si dhe PS-ja, i dërguan email KQZ-së duke përjashtuar veten si organizatorë të tij. Në këto kushte Celibashi e pushoi shqyrtimin e çështjes.

Gjithsesi, monitoruesit e “Qendresës Qytetare” verifikuan në terren se koncerti u mbajt në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin shesh, ku kandidati Halilaj dhe përfaqësuesit e PS-së, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e i deleguari i qarkut Pandeli Majko, mbajtën fjalimet politike.

Drejtori Ekzekutiv i organizatës “Qendresa Qytetare”, Rigels Xhemollari, i tha BIRN se kjo organizatë ka depozituar një kallëzim të enjten në KQZ, ku kërkon marrjen e masave administrative ndaj kandidatit dhe subjektit zgjedhor për shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

“Tubimet ishin në dy pjesë të ndryshme të sheshit, sapo mbaruan fjalimet, nisi muzika”- tha Xhemollari.

Ky aktivitet, sipas tij, vjen në kundërshtim me pikën 9, të nenit 78, të Kodit Zgjedhor që përcakton të drejtat dhe detyrimet e subjekteve zgjedhore gjatë fushatës, sikundërse rezulton edhe nga posteri që është shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë kandidati për Kryetar Bashkie.

“Nëse gjatë procesit hetimor del se pagesat e këngëtarëve janë bërë nga bashkia apo nga një i tretë, do të kërkohet dhe transparenca financiare e këtij aktiviteti”- shtoi Xhemollari.

Kodi Zgjedhor është i qartë në këtë drejtim duke ndaluar në mënyrë kategorike koncertet e organizuara nga dhe/ose për subjektet zgjedhore, pavarësisht burimit të financimit.

Zgjedhjet e parakohshme në qytetin verior do të mbahen me 24 shtator për të zëvendësuar kryebashkiakun e shkarkuar, Safet Gjici, vetëm pak javë pasi ishte rizgjedhur për një mandat të dytë nën siglën e Partisë Socialiste.

Gjici u shkarkua nga Këshilli i Ministrave në qershor pas publikimit të një videoje që e ekspozonte duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, ai u arrestua pak ditë më vonë me akuzën e “korrupsionit pasiv”./Birn

Të tjera

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, GJKKO dënon Leonard Dukën me 30 vite burg
Aktualitet

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, GJKKO dënon Leonard Dukën me 30 vite burg

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për çështjen e vrasjes së ish-efektivit të policisë Santiago Malko, duke dënuar Leonard Dukën...

23:06 21/01/2026
16 vite pa përgjigje për Bleona Matën, dëshmia tronditëse: E sollën familjarët në Vlorë, u mbajt e izoluar dhe më pas u dërgua në Greqi
Aktualitet

16 vite pa përgjigje për Bleona Matën, dëshmia tronditëse: E sollën familjarët në Vlorë, u mbajt e izoluar dhe më pas u dërgua në Greqi

Kanë kaluar pothuajse 16 vite nga zhdukja e Bleona Matës, por plagët e asaj dite mbeten ende të hapura. Vajza...

22:36 21/01/2026
Para
Euro zbret pranë kufirit të 106 lekëve, prek nivelin më të ulët në një muaj ndaj Lekut

Euro zbret pranë kufirit të 106 lekëve, prek nivelin më të ulët në një muaj ndaj Lekut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, GJKKO dënon Leonard Dukën me 30 vite burg

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, GJKKO dënon Leonard Dukën me 30 vite burg

23:06 21/01/2026
16 vite pa përgjigje për Bleona Matën, dëshmia tronditëse: E sollën familjarët në Vlorë, u mbajt e izoluar dhe më pas u dërgua në Greqi

16 vite pa përgjigje për Bleona Matën, dëshmia tronditëse: E sollën familjarët në Vlorë, u mbajt e izoluar dhe më pas u dërgua në Greqi

22:36 21/01/2026
Çfarë dihet dhe çfarë nuk thuhet për Jet Bank, bankën e re digjitale në Shqipëri

Çfarë dihet dhe çfarë nuk thuhet për Jet Bank, bankën e re digjitale në Shqipëri

16:46 21/01/2026
Zëri i një pacienteje me dializë mbetet pa përgjigje në foltoren e Berishës, qeveria dhe opozita bashkohen në heshtje për Allajbeun

Zëri i një pacienteje me dializë mbetet pa përgjigje në foltoren e Berishës, qeveria dhe opozita bashkohen në heshtje për Allajbeun

13:55 21/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.