Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lejuan ndërtimin e paligjshëm në pronën e Bashkisë Dibër, në pranga kryeinspektori dhe 3 inspektorë të IKMT-së

08:56 16/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Policia e Dibrës ka arrestuar 4 zyrtarë të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre shtetas të tjerë. Në pranga kanë rënë kryeinspektori F.R, 32 vjeç dhe 3 inspektorë të tjerë. Në kërkim është shpallur edh eish-kryeinspektori.

Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qenë me detyrë të ngarkuar për inspektimin, monitorimin dhe kontrollin e territorit në juridiksionin e bashkisë Dibër, nuk kanë ushtruar kontrollin konform ligjit dhe kanë përpiluar akte administrative fiktive në lidhje me kontrollet e zhvilluara, duke lejuar shfrytëzimin e një hapësire publike në pronësi të bashkisë Dibër, për të kryer ndërtim të paligjshëm në emër dhe për llogari të përfituesve, shtetasve Sh. B. dhe B. B..

Njoftimi i policisë:

DVP Dibër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “INSPEKTORATI”, zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Nuk ushtruan kontroll konform ligjit për mbrojtjen e territorit, përpiluan akte administrative fiktive dhe favorizuan dy shtetas për të kryer ndërtim pa leje në një hapësirë publike, ndalohen nga Policia, kryeinspektori dhe 3 inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit.

Shpallet në kërkim policor ish-kryeinspektori, procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për lejimin e ndërtimeve pa leje, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë ushtruar kontrolle të pandërprera në terren për këtë qëllim dhe kanë goditur disa raste.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, në vijim të punës hetimore për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërdorimit të detyrës, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, kanë finalizuar me sukses operacioni policor të koduar “Inspektorati”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

  • F. R., 33 vjeç, banues në Arras, Dibër, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;
  • J. O., 32 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;
  • Sh. I., 51 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.
  • A. C., banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. XH., 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

Ndalimi i shtetasve të lartpërmendur dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. XH., u bë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qenë me detyrë të ngarkuar për inspektimin, monitorimin dhe kontrollin e territorit në juridiksionin e bashkisë Dibër, nuk kanë ushtruar kontrollin konform ligjit dhe kanë përpiluar akte administrative fiktive në lidhje me kontrollet e zhvilluara, duke lejuar shfrytëzimin e një hapësire publike në pronësi të bashkisë Dibër, për të kryer ndërtim të paligjshëm në emër dhe për llogari të përfituesve, shtetasve Sh. B. dhe B. B..

Po në vijim të hetimeve për dokumentimin e plotë të këtij rasti, ka nisur procedimi penal dhe për shtetasit B. Sh., 62 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë drejtor i DPKZHT-së bashkia Dibër, A. C., 29 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës i Kontrollit Territorit dhe E. Sh., 41 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, pasi kanë lëshuar leje rikonstruksioni për shtetasin Sh. B. dhe nuk kanë kryer procedurën përkatëse për ushtrimin e kontrollit në territor për zbatimin e lejes së lëshuar.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: arrestimediberIKMTpolicia

Të lidhura

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”
Aktualitet

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë, ku një aksident...

09:03 14/05/2025
Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD
Aktualitet

Përfundon numërimi për votimin brenda, KQZ: Ja sa qytetarë votuan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për zgjedhësit brenda territorit të Shqipërisë. Sipas...

08:37 14/05/2025
Para
Kishte bërë gati kubikët me kanabis në oborr, arrestohet 53 vjeçari në Berat

Kishte bërë gati kubikët me kanabis në oborr, arrestohet 53 vjeçari në Berat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

09:23 14/05/2025
Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

09:03 14/05/2025
Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Përfundon numërimi për votimin brenda, KQZ: Ja sa qytetarë votuan

08:37 14/05/2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:30 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.