Skip to content
Të Gjitha

Lejuan ndërtimet pa leje, zbardhen emrat e 13 policëve dhe zyrtarëve të arrestuar

· 1 min lexim

Shërbimi për Çështjet e Brendshme gjatë një operacioni blic mbrëmjen e djeshme në Durrës, arrestoi 17 persona, shpalli një në kërkim dhe një tjetër e pezulloi nga detyra.

Në mesin e të arrestuarve ishin zyrtarë dhe punonjës policie.

Ka dyshime se këto persona lejuan ndërtime pa leje në zonën e Manzës, Shijakut dhe Durrësit.

Operacioni ishte vijim i një hetimi disa mujor nga SHÇBA.

Mdiat kanë zbuluar emrat e të arrestuarve, të cilët janë:

Petrit Neziri, Ndihmës Specialist Policia, Manze

Besnik Domi, Shef i Rendit, Shijak

Sami Xhafa, Shefi Stacionit të Policisë, Manze

Marjus Shahini, Kryeinspektor IMT, Shijak

Ermal Petova, OPGJ, Manze

Gjergji Gerco, Sekretar Njësisë Administrative, Sukth

Nikollë Marku, OPGj, Manze

Agim Osmani, Ndihmës Specialist Policia, Durrës.

Jul Kacadej, Specialist IMT, Shijak

Gani Dama, Polic patrulle (në kërkim)

Haxhi Sherra, Ndihmës specialist i komisariati,

Ndriçim Shika, Ndihmës Specialist, Policia, Shijak

Adem Lika , Ndërtues

Mbi ta rëndon akuza e “Korrupsionit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Veprimtaria e tyre është shtrirë përgjatë 2019-ës.