Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Le Iene” thirrje Ramës: Ndal call center-at mashtrues, përmendet edhe Olsi Rama

11:30 09/03/2026
Reading Time: 3 min lexim
“Le Iene” thirrje Ramës: Ndal call center-at mashtrues, përmendet edhe Olsi Rama

Emisioni investigativ italian Le Iene ka transmetuar një reportazh të ri mbi rrjetin e call center-ave mashtrues në Shqipëri, në bashkëpunim me emisionin shqiptar Piranjat. Investigimi, që ka zgjatur disa muaj, është realizuar nga gazetari italian Luigi Pelazza, i cili është rikthyer në Tiranë për të ndjekur gjurmët e këtij aktiviteti.

Reportazhi vjen pas një operacioni të përbashkët me SPAK, gjatë të cilit u arrestuan tetë persona të dyshuar për përfshirje në call center mashtrues. Sipas gazetarit, rrjeti i këtyre qendrave është përhapur në shumë zona të Tiranës dhe përfshin rreth 25 mijë operatorë dhe konsulentë që synojnë kryesisht qytetarë europianë.

Sipas investigimit, bëhet fjalë për një aktivitet që gjeneron shuma shumë të mëdha parash. Pelazza vlerëson se qarkullimi i këtij biznesi kriminal mund të arrijë deri në rreth 500 milionë euro në muaj, një shifër që ai e krahason me fitimet e organizatave të fuqishme të trafikut të kokainës.

Në reportazh rikujtohet edhe bashkëpunimi me SPAK që çoi në një nga goditjet e para ndaj këtij aktiviteti. Sipas materialit, skema nuk operonte vetëm në Shqipëri, por kishte lidhje edhe me të paktën tre call center në Itali. Për këtë arsye gazetari ka bërë edhe një denoncim në Prokurorinë e Napolit pranë prokurorit të njohur të antimafias Nicola Gratteri.

Investigimi mbështetet edhe në dëshmitë e disa ish-punonjësve të call center-ave. Një prej tyre është Sofia, 35 vjeçe, e cila tregon se kishte punuar për një periudhë të shkurtër në një call center mashtrues në kompleksin Delijorgji në Tiranë. Sipas saj, në fillim kishte menduar se bëhej fjalë për një aktivitet të ligjshëm, por më vonë kishte kuptuar se puna konsistonte në mashtrimin e qytetarëve.

Ajo rrëfen edhe një episod që lidhet me operacionin e SPAK më 16 janar në një call center në katin e 13 të një kulle në Tiranë. Sipas saj, atë ditë punonjësit kishin marrë një mesazh nga drejtuesit ku njoftoheshin se për “probleme teknike” nuk do të punohej.

Sofia tregoi gjithashtu se pagat e punonjësve silleshin çdo muaj në datën 10, në formë cash, dhe se shuma totale arrinte rreth 2 milionë euro. Ajo dha edhe informacione për vendndodhjen e zyrave në katin e gjashtë të një pallati në të njëjtin kompleks. Kur gazetarët shkuan në atë adresë, ambientet rezultuan të mbyllura.

Një tjetër informator, Iliri, i cili pretendon se ka rreth 10 vite eksperiencë në këtë sektor, ka ndihmuar gazetarët të hartojnë një hartë të disa call center-ave në zona të ndryshme të Tiranës. Në bisedën me gazetarin, ai bën një deklaratë që sipas reportazhit ngre dyshime për përfshirje në nivele më të larta.

“Pas këtij biznesi qëndron një person shumë i njohur publikisht, vëllai i një politikani tepër të rëndësishëm”, thotë denoncuesi.

Sipas tij, ky person ka financuar hapjen e disa call center-ave dhe më pas i menaxhon përmes personave të tjerë, të ashtuquajtur prestanome. Në reportazh nuk përmendet emri i këtij personi, por deklarata e informatorit ka ngritur dyshime se bëhet fjalë për një figurë të lidhur me nivele të larta politike.

Me hartën e call center-ave në dorë, gazetari kontaktoi dy drejtues të Policisë së Shtetit, Neritan Nallbati dhe ndihmësin e tij Virson Stroka, të cilët i premtuan ndërhyrje të shpejtë. Megjithatë, sipas reportazhit, edhe pas më shumë se tre javësh nuk pati asnjë përgjigje.

Në vijim të investigimit, gazetari u rikthye në Tiranë për të verifikuar adresat e call center-ave të identifikuar. Gjatë kësaj periudhe një nga bashkëpunëtorët e tij u sulmua fizikisht nga persona të panjohur, ndërsa vetë gazetari dyshon se ishte vënë nën vëzhgim.

Në një rast tjetër, kur u kërkua ndërhyrja e policisë në një call center që operonte brenda një vile, sipas investigimit efektivët e policisë u tërhoqën dhe nuk ndërhynë.

Në fund të reportazhit, Pelazza tentoi të takonte kryeministrin Edi Rama duke pritur për disa orë para zyrës së tij, por pa arritur ta takojë. Në përfundim, ai i drejtoi një apel publik:

“zoti Rama, në emër të miqësisë që lidh dy vendet tona, a nuk mund të ndërhyni personalisht në mënyrë që nga Shqipëria të mos bëhen këto mashtrime në dëm të Italisë?”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para
Ajola Xoxa mungon në gjyqin ndaj Veliajt, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

Ajola Xoxa mungon në gjyqin ndaj Veliajt, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip