Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Largimi i covid-19, epidemiologu Fauci: Imuniteti i tufës kërkon numër të lartë vaksinimi!

23:39 24/12/2020
Reading Time: 3 min lexim

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i njohur amerikan për sëmundjet infektive tha në një intervistë të botuar të enjten se arritja e imunitetit të tufës kundër koronavirusit mund të kërkojë nivele vaksinimi deri në 90 për qind.

Më shumë se 1 milion amerikanë, ose vetëm rreth 0.3 për qind të popullsisë, kanë marrë dozën e parë të vaksinës që nga 14 dhjetori, sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve.

Dr. Fauci, i cili shërben si këshilltar për pandeminë i Presidentit Donald Trump dhe i Presidentit të zgjedhur Joe Biden, pranoi se e kishte rritur në mënyrë të konsiderueshme vlerësimin e tij krahasuar me fillimin e vitit, kur ai thoshte se për të arritur imunitetin e turmës, mjaftonte vaksinimi i vetëm 60 – 70 për qind të popullatës.

“Duhet të tregohemi modestë në këtë rast”, tha Fauci për gazetën Neë York Times. “Sepse në fakt ne nuk e dimë se cili është niveli i vërtetë (i vaksinimit) që duhet arritur. Unë mendoj se diapazoni real është diku nga 70 në 90 për qind. Por nuk do të thosha 90 për qind.”

Komentet e tij vijnë ndërkohë që vendi shënon rekorde të reja të zymta në luftën me pandeminë. Të mërkurën, SHBA raportoi më shumë se 3,000 vdekje për të dytën ditë radhazi. Numri i të vdekurve në SHBA arriti në 326,333 nga mesnata e të mërkurës, sipas të dhënave të Reuters.

Në të njëjtën ditë, më shumë amerikanë se çdo ditë tjetër udhëtuan me avion që nga shfaqja e pandemisë në mars. Sipas të dhënave të Administratës së Sigurisë së Transportit, 1,191,123 pasagjerë kaluan nëpër pikat e kontrollit të aeroporteve.

Nga të dhënat del se shumë njerëz nuk i përfillin këshillat e ekspertëve të shëndetit publik për të shmangur udhëtimet me rastin e Krishtlindjes. Dr. Fauci dhe ekspertë të tjerë thonë se distancimi social do të kërkohet edhe për shumë muaj të vitit 2021 pas rritjes graduale të nivelit të vaksinimeve.

Numri i udhëtarëve ka rënë krahasuar me 23 dhjetorin e vitit 2019, kur pati 1,937,235 njerëz që udhëtuan me avion.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor, banorët e shtëpive për të moshuarit, një numër zyrtarësh të përzgjedhur dhe zjarrfikësit janë ndër ata që po marrin vaksinat e para. Shumicës së amerikanëve u është thënë se mund të duhen gjashtë muaj ose më shumë para se të vaksinohen.

Dr. Fauci, i cili u emërua drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive më 1984, tha në intervistë se tani ishte më i gatshëm të zbulonte publikisht bindjet e tij, pasi sondazhet tregojnë se amerikanët po bëhen më pak skeptikë për vaksinat e reja.

Sa më infektive është një sëmundje, aq më e lartë kërkohet shkalla e vaksinimit për të arritur pragun e imunitetit të turmës, që çon në frenimin e saj.

“Kur sondazhet tregonin se vetëm rreth gjysma e amerikanëve do ta bënin vaksinën, unë deklarova se për imunitetin e turmës do të duheshin 70 – 75 për qind,” tha Dr. Fauci, i cili të enjten mbushi 80 vjeç.

“Pastaj, kur sondazhet e reja tregonin se 60 përqind ose më shumë ishin gati ta bënin vaksinën, unë mendova se mund ta shtyja pak pragun dhe e ngrita atë në 80 – 85 për qind,” tha Fauci./Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: covid 19Fauciimuniteti i tufesVaksinimi

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Pasojat post-covid, studimi holandez: Mushkëritë e të infektuarve mund të rigjenerohen vetë!

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip