Skip to content
Të Gjitha

Lajm i mirë nga Shkodra, Manastirliu publikon foton e 76-vjeçarit që lë spitalin pas 40 ditësh betejë me Covid-19

· 1 min lexim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastisliu ka publikuar mbrëmjen e sotme rastin e një të shëruari nga Covid-19 që la sot spitalin për t’iu bashkuar familjes.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Manastirliu shkruan se një 76-vjeçar nga Shkodra mposhti virusin pas një beteje prej 40 ditësh të vështira, ndërsa bën thirrje për zbatim të masave ndaj koronavirusit.

“Pas 40 ditësh të vështira në spital në luftë me virusin e rrezikshëm, 76 vjeçari nga Shkodra u rikthye sot pranë familjes, pasi e ka mundur sëmundjen, falë punës së palodhur dhe përkushtimit të stafit mjekësor
Mos e ulni vigjilencën  të zbatojmë rregullat #COVID19”, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 80 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6186 që nga fillimi i epidemisë ne vend.