Skip to content
Të Gjitha

Lajm i fundit/ Të shtëna me armë zjarri tek stadiumi “Dinamo”, një person i plagosur

· 2 min lexim

Të shtënat me armë zjarri tashmë janë kthyer në normalitet për shkak të shpeshtësisë së tyre, por të ndodhura në mes të kryeqytetit kanë impakt tjetër.

Rreth orës 21:50 tek stadiumi “Dinamo” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe nga të dhënat e para që vijnë dyshohet se një person ka mbetur i plagosur në këmbë.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në fillim të rrugës “Gjik Kuqali” dhe personi i plagosur, i cili mësohet të jetë shtetasi E.K, 26 vjeç,  është  jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe në rrugët e kryeqytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit/ave si përgjegjës për ngjarjen. I riu është transportuar në Spitalin e Traumës dhe po mbahet nën kontrollin e bluzave të bardha.

Sipas ballkanweb, burime nga Policia kanë thënë  se ka pasur shkëmbim zjarri mes 2 mjeteve, konkretisht një ‘Benzi’ dhe një ‘Polo’. Nuk dihet nëse i plagosuri është pjese e konfliktit apo është gjendur aty rastësisht.  Ajo që e bënë të vështirë identifikimin e autorëve është qëndrimi i të plagosurit, i cili mësohet se nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen kur është pyetur  nga efektivët e policisë.

Informacion paraprak:

“Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.