Skip to content
Kryesore

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari

· 1 min lexim

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të diel në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më 22 mars 2026, rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk Vishnje, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi me inicialet B. Z., rreth 28 vjeç, është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Për shkak të përplasjes së fortë, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e aksidentit ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.