Skip to content
Të Gjitha

Kuvendi voton paketën “Anti-shpifje”, reporteri për Shqipërinë në PE i shqetësuar: Problematike për negociatat e anëtarësimit

· 1 min lexim

Ditën e sotme pritet që Kuvendi të hedhë poshtë dekretin e presidentit Ilir Meta për paketën “Anti-shpifje”.

Reporteri për Shqipërinë në Grupin e PPE në Parlamentin Europian, David Lega, është shprehur, se procesi është problematik për zhvillimin e demokracisë dhe negociatat e anëtarësismit.

“Jam i shqetësuar për votimin sot në Shqipëri. Është problematike për zhvillimet e demokracisë dhe për negociatat e anëtarësimit në të ardhmen.”, shkruan Lega në Twitter.

Paketa “Anti-shpifje” u kthye në Kuvend për rishikim nga Meta.

Në argumentat e tij, presidenti shprehej se paketa shkel parimet themelore të një shteti demokratik.

Gjithashtu një sërë organizatash ndërkombëtare për lirinë e medias reaguan ashpër ndaj ndryshimeve ligjore të propozuar nga qeveria shqiptare.

Kundër kësaj pakete u zhvillua edhe një protestë përpara parlamentit nga gazetarët.