Skip to content
Të Gjitha

Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për ndryshimet në qeveri

· 2 min lexim

Me kërkesë të Kryeministrit Rama, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi  ka thirrur seancë  të jashtëzakonshme plenare.

Ndryshimet e bëra në qeveri pak ditë më parë ka bërë që deputetet të mblidhen me urgjencë për të miratuar dekretimin e dy ministrave të rinj, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Bëhet me dije se Kuvendi do të mblidhet të hënën në orën 17:00, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.

“Duke konsideruar faktin se Kuvendi rifillon sensionin e rregullt në datën 18 janar 2021. Në mbështetje të pikës 2, të nenit 7, të Kushtetutës, kërkoj që të thirret Kuvendi në një sesion të jashtëzakonshëm, qe qëllim shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të ministrave, brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës,” thuhet në kërkesën e Ramës.

Katër muaj para zgjedhjeve kryeministri Edi Rama vendosi të bëjë ndryshime në qeveri. Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e Punëve të Jashtme, ndërsa Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes.

Ndryshime në kabinetin qeveritar kanë ndodhur ditën e sotme, ku Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e Punëve të Jashtme, ndërsa Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, shpjegoi Rama per publikun.