Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 26-të të konstituohet, bllokadë politike pa zgjidhje

12:41 04/06/2025
Reading Time: 2 min lexim
Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 26-të të konstituohet, bllokadë politike pa zgjidhje

Për herë të 26-të radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke thelluar krizën institucionale që zvarritet që nga zgjedhjet e mbajtura në muajin shkurt. Seanca e fundit, e mbajtur më 4 qershor, përfundoi pa marrëveshje, pasi deputetët sërish refuzuan të formojnë një komision për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, propozoi që votimi të zhvillohej në mënyrë të fshehtë, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për të siguruar shumicën e nevojshme prej 61 votash.

Opozita kundërshton procedurën, e çon çështjen në Kushtetuese

Partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe – kanë kontestuar ligjshmërinë e votimit të fshehtë dhe kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar edhe masë të përkohshme për pezullimin e seancave deri në një vendim përfundimtar.

Në mungesë të një komisioni mbikëqyrës, seanca e radhës është planifikuar të zhvillohet më 5 qershor, me një afat më të shkurtër prej 24 orësh në vend të 48, për të shmangur përplasjen me festimet e Bajramit.

Qëndrimet mbeten të papajtueshme

Në seancën e fundit, partitë opozitare nuk pranuan të delegojnë përfaqësues për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë. PDK dhe AAK kanë theksuar se Albulena Haxhiu nuk është një figurë unifikuese dhe i kanë bërë thirrje LVV-së që të propozojë një emër tjetër për postin e kryetarit të Kuvendit. LDK ka shkuar edhe më tej, duke deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë kandidat nga LVV.

Në anën tjetër, LVV, si fituese e zgjedhjeve, mban qëndrimin se ka të drejtën për të propozuar kandidatin dhe ka bërë të qartë se nuk do të tërheqë kandidaturën e Haxhiut, duke theksuar se ajo e meriton këtë pozitë.

Aleanca të reja në horizont?

Saranda Bogujevci nga LVV u shpreh se po pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe se ka deputetë të gatshëm për të votuar pas atij vendimi. Ndërkohë, Faton Peci konfirmoi kontakte me Nismën Socialdemokrate, ku Fatmir Limaj shihet si një partner i mundshëm në krijimin e shumicës parlamentare. Limaj, partia e të cilit ka tri ulëse, theksoi domosdoshmërinë e formimit të institucioneve dhe shprehu optimizëm për zgjidhjen e krizës së zgjatur.

Kuvendi mbetet i bllokuar

Zgjedhja e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit kërkon një shumicë prej 61 votash. Vetëm pas këtij procesi, Kuvendi mund të konsiderohet i konstituuar dhe të nisë procedurat për formimin e Qeverisë së re. Deri atëherë, bllokada institucionale vazhdon.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para
I penduari Tafani rrëfehet në GJKKO: Si u njoha me Laert Haxhiun dhe bandën e tij

I penduari Tafani rrëfehet në GJKKO: Si u njoha me Laert Haxhiun dhe bandën e tij

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip