Skip to content
Politikë

Kushtetuesja shpall vendimin për Berishën

· 1 min lexim

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili argumentonte se SPAK duhej të merrte miratimin e Kuvendit për vendosjen e masave të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë vendit”.

Në vendimin e saj, Kushtetuesja e ka legjitimuar masën “detyrim paraqitje” të vendosur nga SPAK, duke theksuar se nuk ishte e nevojshme miratimi nga Kuvendi.

Ndërsa, për masën “ndalim dalje jashtë vendit”, Gjykata e ka konsideruar si jo-proporcionale dhe e ka shpallur të pavlefshme.

Gjykata ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën, duke shfuqizuar vetëm pjesën e vendimeve gjyqësore që kishin vendosur masën “ndalim dalje jashtë shtetit” për Berishën, për shkak të shkeljes së parimit të proporcionalitetit.

Kushtet e caktuara për masën tjetër, “detyrim paraqitje”, mjaftonin për të arritur qëllimet e masës së parë.