Kushtetuesja po krijohet në shkelje të Kushtetutës, flet juristi Jordan Daci
Presidenti, Ilir Meta emëroi Përparim Kalon si gjyqtar të kësaj Gjykate. Juristit Jordan Daci deklaron se ky vendim bie në kundërshtim me Kushtetutën.
Në nnjë intervistë televizive Daci u shpreh pesimist për mënyrën se si po ngrihet gjykata, teksa thekson se prej presionit të SHBA, politika shqiptare që bllokoi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për 3 vite e bëri për 3 ditë.
”Fatmirësisht kemi Gjykatë Kushtetuese, por në kundërshtim me Kushtetutën. Shkelje flagrante që çdo institucion duhet të zgjidhte 3 anëtarë. Problemi është që vetë mënyra si u konceptua, shkelja e radhës. Duhet të kalonte President, Kuvend, Gjykatë e Lartë. Nuk është kriter absolut. Por gabim është nga ata që e futën në Kushtetutë si kriter.
Gabimi ishte që në fillim. Që tek radha. Logjika është shumë e thjeshtë, problemi nuk e justifikon shkeljen. Kostot politike kanë bërë që klasa vendimmarrëse, ata që e bllokuan për 3 vjet, falë presionit amerikan, e zgjidhën për 3 ditë. Faktikisht, po të duash ta futësh në ngërç, s’dua të stimuloj por procedurialisht, mjafton të kërkosh përjashtimin e këtyre që janë futur në shkelje, dhe e fut në kolaps.
Anti-kushtetueshmëria këtu është këmbëkryq. Shpresoj që të ofrojë shembull pozitiv ashtu si Gjykata Kushtetuese në Kosovë, pra më mirë ta kesh se sa mos e kesh. Kushtetueshmëria është zgjidhje. Unë jam që rendi demokratik e demokracia nuk funksionojnë nëse s’zbatojmë strikt rregullat.”- deklaroi Daci.