Skip to content
Të Gjitha

Kush është efektivi i FNSH, që u vra aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar (FOTO)

· 1 min lexim

Efektivi i FNSH-së, i cili u vra aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçari pasi ky i fundit e shkrepi armën e babait në drejtim të tij, është identifikuar si Roland Bicerri 39-vjeç.

Fatkeqësisht ai humbi jetën, pasi djali i tij mori armën dhe qëlloi në drejtim të tij. Një plumb ka mjaftuar që t’i marrë jetën 39-vjeçarit.

Bëhet me dije se ngjarja tragjike ndodhi rreth dy orë më parë në zonën e Saukut të Vjetër, ku efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Roland Bicerri, 39-vjeç, ishte duke luajtur bilardo me disa miqtë e tij.

Ndërkohë kamerat e lokalit ku ndodhi ngjarja pritet që të hedhin më tepër dritë mbi dinamikën e ngjarjes, dhe mënyrën se si efektivi i policisë e hoqi armën për ta vendosur mbi tavolinë./Gazetareforma.com/