Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kurti kujton masakrën e Abrisë: Një nga krimet më mizore të Serbisë, asnjë i dënuar

11:42 26/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Abrisë së Epërme të Drenasit, në 26-vjetorin e saj. Kurti, përmes një postimi në Facebook, shprehet se kjo masakër është njëra nga krimet më mizore të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, e deri tani askush nuk është dënuar. Kryeministri ka përkujtuar dhe 13 burrat shqiptarë që u vranë në Gollubovc të Malishevës në po të njëjtën ditë nga forcat serbe.

Postimi i Plotë:

Kur i pashë trupat e vajzave dhe nënës së tyre, ishte e qartë që ato kishin ikur dhe kishin provuar të fsheheshin nën shkurre. E kuptova që ata burrat i kishin kërkuar dhe i kishin qëlluar me armë aty ku i kishin gjetur. Kishte edhe anëtarë të tjerë të familjes të vrarë përreth. Ishte e qartë që ata ishin përpjekur të zvarriteshin nëpër pyll për të shpëtuar. Isha i shokuar nga brutaliteti, urrejtja…” Kështu rikujton gazetari dëshmitar, Wade Goddard, që dëshmoi para botës me fotografi masakrën e parë në Abri të Epërme të Drenasit. Më 26 shtator 1998, pjesëtarë të tri njësive të policisë së Serbisë dhe kontigjente të Ushtrisë Jugosllave, hynë në fshat. Anëtarët e familjes Deliu po strehoheshin në mal. Ata i qëlluan nga afërsia e pastaj ua gjymtuan kufomat.

Masakra e Abrisë është një nga krimet më mizore të gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Për të askush nuk është dënuar. Atë ditë i masakruan 22 anëtarë të familjes Deliu. Më i moshuari ishte Fazli Deliu 94 vjeç. Më i riu, u privua nga jeta që në barkun e nënës. Luljetës shtatzënë ia prenë barkun me foshnjën e palindur. E vranë edhe Mihanen, në krah me të birin, Mirin. Mihane Gashani Deliu, më 25 shtator kishte pasur ditëlindjen e 28-të. Valmir Deliu, më 21 shtator, kishte pasur ditëlindjen e dytë. Diturije Deliu, foshnja që ishte gjetur e gjallë në kraharorin me gjak të nënës, nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor 1998, rrugës për në fshatin Tërdec, derisa po dërgohej te një mjek i luftës. I kishte vetëm 95 ditë jetë.

Më 26 shtator 1998, forcat e armatosura serbe hynë edhe në fshatin Gollubovc të Malishevës. Aty i vranë 13 burra shqiptarë, civilë të paarmatosur. Pas torturave disa orëshe, ata i shtrinë përtokë, me duar pas koke. U ekzekutuan nga policia, një nga një, me nga dy plumba. Për këto krime askush nuk është dënuar.
Në përvjetorin e 26-të, përkujtojmë 23 martirët e masakrës në Abri të Epërme dhe 13 martirët e vrarë në Gollubovc. Përkujtojmë Valdet Xhemajlin, Vesel Demakun e Afrim Hajdarajn, që ranë dëshmor atë ditë, duke mbrojtur popullatën civile. Nuk i harrojmë të rënët në rrugën e vështirë deri te çlirimi. Nderojmë kujtimin për ta duke u angazhuar për forcimin e Republikës sonë. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës! I përmotshëm qoftë përkujtimi i të gjallëve për ta!

 

Etiketa: Abrisë së Epërme të Drenasitalbin kurtifshati Gollubovc i MalishevësMasaker

Të tjera

Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja
Kryesore

Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e play off-it për...

15:37 21/03/2026
Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat
Aktualitet

Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat

Tregu i naftës po përballet me presion të fortë si pasojë e tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme, duke detyruar...

14:22 21/03/2026
Para
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses!

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

15:37 21/03/2026
Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat

Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat

14:22 21/03/2026
100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona

100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona

13:47 21/03/2026
Krim pasioni në Itali, vritet me armë zjarri 30-vjeçari shqiptar Gjergj Pergegaj, arrestohet bashkatdhetari i dyshuar

Krim pasioni në Itali, vritet me armë zjarri 30-vjeçari shqiptar Gjergj Pergegaj, arrestohet bashkatdhetari i dyshuar

11:52 21/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.