Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kurti intervistë për median greke: Njohja e Kosovës do dëshmonte rolin udhëheqës të Greqisë në Ballkan

19:35 21/07/2021
Reading Time: 5 min lexim

Kryeministri i Kosovës ka thënë në një intervistë për median greke “To Vima” se njohja e Kosovës do të dëshmonte rolin udhëheqës që Greqia duhet të ketë në Ballka. I ftuar në konferencën e organizuar nga “the economist”, Kurti ka folur edhe për tema të tjera si dialogu Kosovë-Serbi apo mini-shengeni Ballkanik.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se nuk do e diskutoj statusin e Kosovës dhe integritetin territorial. Ai tha se Serbia duhet të distancohet nga regjimi i Millosheviçit dhe most ë tentojë t’i arrijë qëllimet e vjetra me mjete të reja.

Lidhur me mini-shengenin Ballkanik Kurti tha se Kosova nuk ka dilemma dhe sheh integrimin europian dhe eruoatlantik. Ai tha se BE dhe NATO janë vlerat dhe destinacioni i Kosovës.

Intervista e plotë:

o Vima: Kosova kaloi një periudhë të paqëndrueshme politike me zgjedhje të njëpasnjëshme, por duket se tani ka një qeveri të qëndrueshme. Cilat janë prioritetet tuaja kryesore si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm? Sa i madh është problemi i korrupsionit?

Kurti: Ne kemi qenë të fokusuar në dy prioritete themelore dhe më urgjente. Prioriteti i parë ishte fokusimi në menaxhimin e pandemisë me qëllim minimizimin e pasojave në shëndetin publik. Si rezultat, në 100 ditët e fundit, falë masave të duhura kundër COVID-19, përgjigjes së shkëlqyeshme nga qytetarët dhe vaksinimit masiv, numri i rasteve të reja ka rënë për 99%, numri i rasteve aktive për 97% dhe numri i hospitalizimeve për 86%. Krahas kësaj, reformat tona në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe ruajtja e fondeve publike kanë pasur ndikim pozitiv në rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike. Në frontin ekonomik, në pesë muajt e parë të këtij viti kemi shënuar disa rezultate shumë pozitive dhe premtuese. Aktiviteti ynë ekonomik është rritur për 15%, të ardhurat e buxhetit tonë për 30%, eksportet për 66% dhe për këtë vit ne parashikojmë rritje ekonomike për 7.9%. Ne gjithashtu kemi hartuar një pako të ringjalljes ekonomike me 1.1 miliardë euro kontribute në ekonominë tonë.

To Vima: Bisedimet janë intensifikuar midis Serbisë dhe Kosovës në kontekstin e dialogut Beograd – Prishtinë, të lehtësuar nga BE-ja. A ka pasur progres kohët e fundit në këto bisedime? A është larguar nga tryeza e bisedimeve skenari i shkëmbimit territorial?

Kurti: Kosova kërkon t’i zgjidhë çështjet e pazgjidhura me fqinjët përmes dialogut. Ne do të kemi mundësi t’i rregullojmë marrëdhëniet në Ballkan vetëm me një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, të bazuar në vlerat evropiane. Pavarësia e Kosovës është trembëdhjetëvjeçare. Që nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010, që vërtetoi faktin se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, debati për shtetet është mbyllur.Unë nuk do të diskutoj statusin e Kosovës, as integritetin tonë territorial.  Është çështje e zgjidhur. Nuk mund të lejojmë ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbimin territorial e as të atyre për bosnjëzimin e Kosovës. Serbia tani duhet të distancohet nga regjimi i Millosheviqit dhe të mos insistojë që në një farë mënyre të vazhdojë t’i arrijë qëllimet e vjetra, me mjete të reja. Tema e vetme është marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

To Vima: Ballkani duket se është kthyer në vëmendjen e të gjithë akterëve të mëdhenj globalë dhe më e rëndësishmja në vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, pas publikimit të non-papers që flasin madje edhe për rivendosjen e kufijve në rajon përgjatë vijave etnike, janë paraqitur disa skenarë. Si u përgjigjeni atyre që shqetësohen për mundësinë e një Shqipërie të madhe? A jeni kundër këtyre skenarëve apo do t’i konsideronit në rrethana specifike? A nuk është mundësia e një “Schengen-i Ballkanik” çështje më reale dhe konstruktive për të nxitur bashkëpunimin rajonal?

Kurti: Unë vazhdoj të besoj se përgjigja më e mirë ndaj të gjitha këtyre “Non Papers” është “No comment” sepse përmes përgjigjeve, ato po përpiqet të sjellen në jetë. Ne duhet të shkojmë drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik. Kosova nuk ka dilema. BE dhe NATO janë vlera tonat ashtu edhe destinacion i yni. Duke ditur që korniza aktuale rajonale nuk mund të na përgatitë për pranim në BE, në Samitin e Tiranës unë kam propozuar që të përditësojmë CEFTA-n në SEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Juglindore) bazuar në modelin EFTA – EEA, që do të lartësonte të gjithë rajonin dhe do të kapërcente pengesat aktuale. Ne sigurisht se shpresojmë që Komisioni Evropian mund ta konsiderojë seriozisht këtë propozim dhe të fillojë dialogun që do të çonte në rezultate konkrete. Ne jemi të bindur se nëse ecim së bashku në këtë rrugë, atëherë do të jemi në gjendje të adresojmë shumë sfida dhe të arrijmë objektivin tonë të përbashkët.

To Vima: Së fundmi, ministri i Jashtëm i Greqisë, Dendias, vizitoi Prishtinën. Zyra juaj ndërlidhëse në Athinë është avancuar, por ende mungon njohja zyrtare diplomatike. A jeni optimist që kjo do të ndodhë, a jeni në bisedime me palën greke për këtë? A ka ndonjë afat kohor?

Kurti: Ne i jemi mirënjohës Greqisë për mbështetjen e saj dhe qëndrimin pozitiv ndaj Republikës së Kosovës në proceset e integrimit si në rajon ashtu edhe Evropë. Ne e vlerësojmë shumë qëndrimin konstruktiv ndaj vendit tonë, qëndrim të cilin Greqia e ka dëshmuar përsëri me mbështetjen e dhënë në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Greqia duhet të jetë me popullin e Kosovës dhe të ofrojë mbështetjen e saj. Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre të pavarura për shkak të historisë së gjatë të përbashkët, qëllimit të përbashkët të stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe të ardhmes së gjatë të përbashkët.

To Vima: Përveç njohjes, cilat janë fushat kryesore në të cilat Athina dhe Prishtina mund të bashkëpunojnë qoftë në aspektin dypalësh ashtu edhe në atë rajonal? A e shihni Greqinë si vend që mund t’ju ofrojë asistencën e nevojshme teknike në rrugën tuaj drejt integrimit në BE? A jeni i shqetësuar se marrëdhëniet e ngushta të Turqisë me Kosovën mund të pengojnë bashkëpunimin me Greqinë?

Kurti: Kosova dëshiron të ndërtojë mbi lidhjet historike midis popujve tanë dhe të forcojë marrëdhëniet vëllazërore afatgjata me Greqinë, një element i rëndësishëm i stabilitetit rajonal afatgjatë. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen e Greqisë. Duke pasur parasysh peshën e Greqisë në rajon, si dhe frymën e bashkëpunimit në rajon, ne do ta mirëprisnim vendimin për njohjen e Kosovës. Njohja do të ishte dëshmi thelbësore e rolit udhëheqës në rajon që Greqia duhet të ketë. Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Greqi janë duke u forcuar. Kjo dëshmohet nga forumi virtual ekonomik i organizuar nga dy MPJ-të përkatëse në muajin prill të vitit 2021. Ka ende hapësirë për rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve.

 

Etiketa: albin kurtigreqiaKosovamediat grekenjohja e kosoves

Të lidhura

Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës
Bota

Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për të 18-tën herë radhazi në përbërjen e tij të re, pas zgjedhjeve të 9...

11:40 19/05/2025
Dështim apo zgjidhje? Përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Bota

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, deputetët mblidhen sërish sot

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për të tentuar, për herë të 18-të, konstituimin e legjislaturës...

08:13 19/05/2025
Para
Situatë dramatike nga përmbytjet në Kinë, dhjetra persona kanë humbur jetën

Situatë dramatike nga përmbytjet në Kinë, dhjetra persona kanë humbur jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës

Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës

11:40 19/05/2025
Apeli i GJKKO vendos dënimet për autorët e atentatit ndaj “të fortit” të Vlorës

Apeli i GJKKO vendos dënimet për autorët e atentatit ndaj “të fortit” të Vlorës

11:25 19/05/2025
I burgosuri humb jetën në qelinë e Fushë-Krujës, çfarë dyshohet

I burgosuri humb jetën në qelinë e Fushë-Krujës, çfarë dyshohet

10:55 19/05/2025
Të dënuar për trafik droge, arrestohen dy persona me qëllim ekstradimin në Kosovë

Plagosi babanë me armë, në pranga 23-vjeçari në Fier

10:30 19/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.