Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kurti dhe Haradinaj hedhin idenë e referendumit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë

16:50 30/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Dy udhëheqës të rëndësishëm të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti kanë hedhur idenë e referendumit për bashkimin me Shqipërinë.

Bartësi i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet e 14 shkurtit, Ramush Haradinaj, që synon Presidencën pas këtij procesi, ka qëndruar në Pejë, ku ka takuar strukturat e nëndegëve të këtij qyteti. Ai ka folur edhe për sfidat e Kosovës përfshirë edhe dialogun me Serbinë.

Edhe Haradinaj e quan 14 shkurtin referendum, thotë se bashkimi me Shqipërinë është real. Pjesë e diskutimit të Haradinajt ishte edhe idea e shpalosur nga ai së fundmi për bashkimin kombëtar.

“Serbia edhe Rusia po provojnë ta mbajnë Kosovën të bllokuar. Ata thonë: “Mbaje sa më gjatë kështu si është se dorëzohet Kosova dhe bën kompromis”. Bashkësia ndërkombëtare nuk po gjen mënyra si ta ndryshojë gjendjen. Kemi mbetur gati në situatë pezull. Amerika, Evropa, ata që na duan po thonë se është shumë e rëndësishme njohja e Serbisë. Kurrë se marrim njohjen duke i dhënë Serbisë. Nuk ngopet Serbia”, ka thënë  Haradinaj.

Më tutje lideri i AAK’së, theksoi se Kosova nuk ka zgjidhje tjetër përpos referendumit për bashkimin me Shqipërinë.

“Ne duhet të themi se ne kërkojmë të hymë në NATO si Kosovë si shtet i pavarur. Nuk na mbetet tjetër pos referendum për bashkim me Shqipërinë nëse na pamundësohet ajo. Është real që mund të ndodhë bashkimi nëse vazhdon bllokada që po i bëhet Kosovës. Këtë duhet ta dëgjojnë miqtë dhe ata që po na bllokojnë. 14 shkurti është referendum ‘për Kosovën në NATO’, që del nga rrethimi që ia kanë bërë Serbia dhe Rusia”, ka deklaruar më tutje ai.

Për këtë çështje është deklaruar sot edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti është shprehur se Kosova duhet ta ketë të drejtën e referendumit. Kryetari i Vetëvendosjes tha se Kosova nuk do të shkaktojë luftë të tretë ballkanike në mënyrë që të ndodh bashkimi me Shqipërinë.

“Kushtetuta e Kosovës thotë që Kosova nuk mund të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Serbët, boshnjakët e të tjerë janë qytetarë të Kosovës, por kur Serbia dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, atëherë Kosova është shtet i dobët për t’u konfrontuar me hegjemoninë e Serbisë. Serbia dëshiron që të krijojë Serbinë e Madhe pasi që Beogradi u bën presion serbëve nëpër shtete të Ballkanit të mos integrohen. Ne duam të kemi të drejtën e referendumit, ne nuk duam të shohim ndonjë formë të dhunës për tu bashkuar. Kosova duhet ta ketë të drejtën për referendum jo domosdo që të bashkohemi me Shqipërinë por të kemi të drejtën e referendumit. Nëse bëhet në formë paqësore dhe demokratike atëherë po bashkim me Shqipërinë dhe do ta respektojmë rezultatin por në asnjë mënyrë ne nuk do të nisim një luftë të tretë ballkanike në mënyrë që bashkohemi me Shqipërinë”, tha Kurti. /Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Haradinajkurtireferendum

Të tjera

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh
Aktualitet

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Një kufomë është konstatuar këtë të enjte në një zonë malore pranë Krrabës, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa...

15:52 18/06/2026
Para

Turizmi kulturor paralizohet nga pandemia, ja sa vizitorë hynë në muze, parqe dhe kala

Lajmet e fundit

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip