Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Kurrë!”, këtë lehtësi duhet ta harroni, por nga nesër mund të ofrohet internet falas për të gjithë

22:55 19/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte i ftuar në ‘Opinion’, ku ka folur rreth planit financiar, por edhe për situatën aktuale në vendin tonë.

Ndër masat e shumta që ka marrë Italia është ‘falja’ për 3 muaj e faturave të dritave dhe nisur nga kjo qytetarët shqiptarë kanë nisur të mendojnë diçka të tillë edhe për vendin tonë.

Mirëpo, kryeministri Rama nuk është i këtij mendimi, pasi i pyetur nga Blendi Fevziu rreth një mase të tillë, përgjigja e tij ishte e shkurtër dhe e prerë: “Kurrë!”.

Më tej, Rama është shprehur se ka kërkuar ndihmë nga Turqia nëse vendet e tjera nuk do ta ndihmojnë Shqipërinë në përballimin e Coronavirusit, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar edhe ekspertë dhe ndihma nga Kina.

“Ministria e Shëndetësisë ka bërë me marzhin e vetë. Para se të vija këtu kam folur me presidentin e Turqisë më të cilin kam komunikim të vazhdueshëm, kjo nuk është sekret. Kemi prej 2 javësh që kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk alternative. Një listë me kërkesa, në rast se përmbyset bota dhe s’ka mundësi komunikimi me askënd. Atë pjesën kritike, atë gjënë që duhet ta kemi të garantuar, për një plan C, e kemi të garantuar dhe me Turqinë,” -tha Rama.

Po ashtu, Rama tha se ka disa aktivitete ekonomike që nuk mund të ndërpriten pasi kjo do e dëmtonte rëndë ekonominë.

“Nëse aktiviteti është i hapur dhe nuk shkojnë në punë, nuk do t’i paguajë askush. As Italia nuk e ka mbyllur zinxhirin ekonomik. Se kthehen njerëzit në gjendjen natyrale dhe hanë njëri-tjetrin,”-tha Rama.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë është shpehur se nga dita e nesërme shërbimi i internetit mund të jetë falas për të gjithë dhe se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare po merret me këtë çështje.

“Po merremi intensivisht, AKEP është në punë intensive dhe shpresoj që të kemi një përgjigje nesër. Në disa vende ka kolapsuar sistemi dhe besoj që nesër do kemi një lajm të mirë”, tha Rama.

Virusi që lindi në Kinë në fund të 2019, ka shkaktuar deri tani rreth 10, 000 viktima dhe ka infektuar mbi 241,000 persona në 177 shtete.

OBSH ka shpallur pandeminë, teksa epiqendra e virusit tashmë është zhvendosur në Europë, në një kohë kur Kina po rimerr veten dita-ditës dhe madje po ndihmon shtetet e tjera të prekura.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit, teksa është kufizuar qarkullimi i makinave dhe i këmbësorëve.

Gjithashtu ka nisur aplikimi i gjobave për ata që nuk respektojnë rregullat e vetëkarantinimit, kompanitë që nuk marrin masat ndaj Coronavirusit dhe tregtarët që rrisin çmimet në mënyrë abuzive.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Coronavirusi: Shqipëria, afër apo larg skenarit italian?

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip