Skip to content
Të Gjitha

Kur Zarife Hasanaj uronte Shqipërinë! Kush është ushtarakja që humbi jetën nga shpërthimi i minës

· 1 min lexim

Nëntetarja Zarife Hasanaj, 32 vjeçe nga Tropoja, humbi jetën gjatë asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive të paplasura, sot në orën 10:10 me orën lokale në Letoni.

Hasanaj ishte me misionin e NATO-s në Letoni, bashkë me dy ushtarakë shqiptarë të cilët mbetën të plagosur, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Pak javë më parë, Hasanaj përshëndeti shqiptarët me rastin e 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO, përmes një videoje ku shprehej se ishte hera e parë për të që kontribuonte jashtë vendit.

Në video shfaqen Zarife Hasanaj dhe kolegët e saj, teksa shprehin krenarinë që janë në këtë mision, që korrespondon me një vit historik, 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Video është shpërndarë një muaj më parë në Facebook nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

“Prej 2 vitesh, djemtë dhe vajzat e Forcave të Armatosura kontribuojnë në Letoni, në kuadër të Mbrojtjes Kolektive të Aleancës. Shqipëria 10 vjet në NATO. Partner i besueshëm në Aleancë”, shkruante Xhaçka.


Sipas informaciomeve të deritanishme Major Tanushi dhe Rreshter Kapaj janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni.

 

Burimi:Iconstyle.al